Modelja e njohur, Emily Ratajkowski ka realizuar së fundmi disa fotografi të reja.

Ajo i ka ndarë ato me ndjekësit në rrjetin social Instagram, duke bërë për vete një pjesë të mirë të fansave të saj.


emily1

Në këto fotografi, bukuroshja ruse vjen mjaft provokuese, teksa shfaqet e tëra nudo në vaskë.

Ndërkohë, në një tjetër fotografi, ajo shfaqet tërësisht pa rroba në trup, e mbuluar vetëm me peshqir në pjesët intime.

"Paper", ka qenë mbishkrimi i fotografisë që Ratajkowski ua ka vënë fotografive, duke lënë në dyshime kështu faktin nëse imazhet janë realizuar për këtë revistë.

Sido që të jetë, Emily është komentuar shumë nga fansat e saj për këto fotografi, gjersa nuk kanë munguar edhe pëlqimet e shumta.

Javë më parë, ajo u përfol në mediat e huaja edhe për disa fotografi të cilat kapën në befasi atë dhe të dashurin e saj rrugëve të New Yorkit. /Telegrafi/

emily2