23-vjeçarja, e cila frekuenton shpesh klubet e ndryshme, është pjesë e hitit të madh të Robin Thicke dhe Pharrell, në të cilin shfaqet krejtësisht e zhveshur.

Mirëpo, duket se ajo turpërohet nga ajo video, ashtu që kur e dëgjon këngën fshihet diku derisa përfundon.


“Nuk kam dashur të jem pjesë e klipit në fillim, por kam biseduar me regjisorin dhe e kuptova se çfarë ishte”.

“Më pëlqeu dhe ende më pëlqen. Por, nuk dua që kur njerëzit ta dëgjojnë këngën të më shikojnë mua dhe të thonë: ‘Ja lavirja më seksi në këtë lokal’ dhe prandaj shkoj në tualet dhe fshihem derisa kënga mbaron”, ka thënë Emily. /Telegrafi/