LAJMI I FUNDIT:

Emigranti kërcënon policinë greke se do të gjuajë foshnjën e porsalindur nëse e kthejnë (Foto/Video)

Emigranti kërcënon policinë greke se do të gjuajë foshnjën e porsalindur nëse e kthejnë (Foto/Video)

Duket se ikja nga lufta dhe rrugët e gjata të lodhshme dhe plot me probleme, kanë shtyrë emigrantët të bëjnë veprime të pamatura nganjëherë.

Emigrantet 1

Këtë gjë më së miri e dëshmon një video, ku shfaqet një burrë me një fëmijë të porsalindur në duar, duke kërcënuar policinë greke se do ta hedh në tokë, si shenjë revolte ndaj vendimit të propozuar që refugjatët të kthehen pas në një port grek, transmeton Telegrafi.


Emigrantet 2

Kjo video shokuese është filmuar në portin Piraeus, ku refugjatët janë duke demonstruar kundër planeve për t’i kthyer me autobusë në zona tjera të vendit apo në Turqi.

Një refugjat raportohet se kishte rrëmbyer një fëmijë nga një nënë e re, duke e mbajtur me duar mbi kokën e tij dhe duke e “tundur” para organeve të rendit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mnTv4v8IJaE