LAJMI I FUNDIT:

Emery e bën prioritet transferimin e Ruganit nga Juventusi

Emery e bën prioritet transferimin e Ruganit nga Juventusi

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka bërë prioritet transferimin e Daniele Ruganit në këtë afat kalimtar, pasi Juventusi është i gatshëm ta shesë mbrojtësin.

Kalimi i Matthijs de Ligt në këtë afat te Zonja e Vjetër nga Ajaxi, ka ndryshuar gjërat në qendër të mbrojtjes, kështu që talenti italian pritet të largohet.

Maurizio Sarri është i gatshëm që t’i largojë disa lojtarë në këtë verë, derisa Arsenali po tenton ta transferojë Ruganin.


Skuadra londineze po tenton ta transferojë anëtarin e St Etenne, William Saliba, për 30 milionë euro, e që në listën e tyre është edhe mbrojtësi italian.

Por, Saliba nuk do të qëndrojë gjatë te Gunners, pasi pjesë e marrëveshjes në mes të dyja klubeve është huazimi në sezonin e ri.

Juventusi i gatshëm ta largojë Demiralin ose Ruganin
Lexo po ashtu Juventusi i gatshëm ta largojë Demiralin ose Ruganin

Andaj, Emery po tenton ta transferojë Ruganin nga Juventusi, gjersa sipas mediave në Angli, Arsenali duhet t’i paguajë 40 milionë euro.

Skuadra londineze është po ashtu në garë për transferimin e mbrojtësit të majtë Kieran Tierney, mirëpo Celtic kërkon 30 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut

La Liga
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën  – dy klube angleze e duan atë

Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë

Premier League
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë

Premier League
Kalo në kategori