LAJMI I FUNDIT:

Qeveria emëron Komisionin për verifikimin e diplomave të studentëve të universiteteve në Mitrovicën e veriut

Qeveria emëron Komisionin për verifikimin e diplomave të studentëve të universiteteve në Mitrovicën e veriut

Qeveria e Kosovë në mbledhjen e së mërkurës ka emëruar një Komision i cili është përgjegjës për verifikimin e diplomave të studentëve të universiteteve në Mitrovicën e veriut.

Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar njoftoi se komisioni do të ketë në përbërje një këshilltare të tij dhe dy pjesëtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kurti: Opozita po i konteston ligjet tona në Kushtetuese, kjo është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave
Lexo po ashtu Kurti: Opozita po i konteston ligjet tona në Kushtetuese, kjo është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave

“Komisioni do të ketë këtë përbërje: Elizabeth Gowing, këshilltare e jashtme e kryeministrit për çështje të komuniteteve dhe Arben Shamolli e Mimoza Jashari – pjesë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, tha Kurti.


Tutje, ai bëri të ditur se Komisioni do të jetë përgjegjës për hartimin dhe miratimin e rregullave të procedurës që përfshinë por nuk kufizohen në procedurën e aplikimit, caktimin e kritereve dhe vlerësimit të tyre me qëllim të verifikimit të diplomave sipas mandatit.

“Këto rregulla nuk do të kenë vlefshmëri më të gjatë se sa gjashtë muaj”, përfundoi kreu i ekzekutivit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori