Bajrami është një nga ato momente kur shtëpia mbushet me njerëz, miq e familjar.

Dera hapet shpesh, kafeja shërbehet pa pushim dhe në tryezë gjithmonë duhet të ketë diçka të ëmbël për secilin që vjen.


Një aromë e lehtë e ëmbëlsirave nga kuzhina mjafton për ta kthyer gjithë shtëpinë në atmosferë feste.

Produktet e Liri Prizren bëhen një zgjidhje e lehtë dhe e njohur për shumë familje, për përgatitje të shpejta të ëmbëlsirave gjatë festës.

Biskotat Petit Beurre Cocoa nga Liri janë një nga ato produkte që nuk shërbejnë vetëm për konsum të drejtpërdrejtë, por bëhen baza perfekte për ëmbëlsira të shpejta, sidomos për rollada pa pjekje.

Të bluara dhe të përziera me kakao, gjalpë apo qumësht, ato kthehen në një përzierje gatimi si zgjidhje praktike kur nuk ke kohë për receta të gjata, por dëshiron diçka të shijshme për mysafirët.

Biskotat “Sempre” janë nga ato produkte që i ke gjithmonë në shtëpi sepse përdoren në çdo moment. Mund të përdoren në përgatitje të ëmbëlsirave, por edhe të shërbehen direkt pranë një kafeje apo çaji për mysafirët që vijnë gjatë ditës.

Për ata që duan diçka ndryshe gjatë festës, llokumet “Dubai” me fëstëk dhe kadaif nga Liri mund të përdoren shumë lehtë si bazë për një ëmbëlsirë të shpejtë.

Një nga kombinimet mund të jetë ajo me krem të rrahur dhe biskota të grimcuara në shtresa, vendoset një shtresë biskotash, më pas kremi, dhe sipër shtohen copëza llokumi “Dubai” që i japin teksturë dhe shije më të pasur.

Rezultati është një ëmbëlsirë e freskët, pa pjekje, që duket ndryshe dhe sjell një kombinim interesant mes shijes së fëstëkut, kadaifit dhe kremit.

Edhe llokumet me çokollatë nga Liri, të shërbyera në pjata të vogla për mysafirë apo të përdorura si pjesë e një kombinimi me biskota dhe fruta të thata, krijojnë një balancë mes tradicionales dhe modernes në tryezën e Bajramit.

Ndërkohë, llokumet zhele me shije frutash tërheqin menjëherë vëmendjen dhe janë ndër të parat që shijohen, sidomos nga fëmijët.

Duke kombinuar biskotat e Liri-t si bazë, me llokumet me çokollatë, llokumet “Dubai” apo edhe ato zhele si pjesë e mbushjes dhe dekorit, krijohen rollada dhe ëmbëlsira që përgatiten shpejt, pra duke pasur më shumë larmi, pa kaluar orë të tëra në kuzhinë.

Liri ofron një larmi produktesh që i përgjigjen këtij ritmi: të përgatisësh më pak, por të shijosh më shumë.