Aktori Elvis Pupa është eliminuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ai rezultoi më pak i votuar nga një televotim gjatë javës ku të nominuar ishin edhe: Nita, Qetësori, dhe Jori.


Aktori i roleve humoristike të programit "Portokalli" ka qenë një person i shumë dëshiruar nga të gjithë banorët për shkak se ka ruajtur raporte të mira me të gjithë.

Ai prej vitesh la Australinë dhe udhëtoi nga kontinenti i largët vetëm për të marrë pjesë në këtë spektakël.

Ndërkohë në po të njëjtën mbrëmje u kumtua lajmi se do të përzgjidhej finalisti i parë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/