LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk “merr situatën në duar” pasi Tesla anuloi një porosi me vlerë mijëra dollarë për ëmbëlsira në minutën e fundit

Elon Musk “merr situatën në duar” pasi Tesla anuloi një porosi me vlerë mijëra dollarë për ëmbëlsira në minutën e fundit

Një furrë në Kaliforni që pretendonte se Tesla nuk pagoi një porosi me vlerë mijëra dollarë tha se fatura e papaguar ishte shlyer.

Kjo pasi, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, miliarderi Elon Musk premtoi t’i “rregullonte gjërat” pas publikimit në media të incidentit.

Siç kujtojnë mediat, kompania e Musk, Tesla kishte hequr dorë nga një porosi për 4,000 “ëmbëlsirash” nga Giving Pies, një furrë buke që ishte pronësi e njerëzve me ngjyrë në San Jose, në Kaliforninë qendrore.


Kjo ishte bërë e ditur nga pronarja e furrës Voahangy Rasetarinera në llogarinë Instagram të kompanie, pak ditë më parë.

“Kjo përvojë shërben si një kujtesë e fortë e cenueshmërisë me të cilën përballen bizneset e vogla kur kanë të bëjnë me korporata më të mëdha. Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira për të mbajtur angazhimet tona dhe për të ofruar shërbim cilësor, ne shpesh lihemi në mëshirën e vendimeve të marra në dhomat e këshillit të korporatave”, citohet të ketë thënë ajo.

Dhe pas mbulimit mediatik të incidentit, Giving Pies ka parë një fluks mbështetjeje personalisht dhe nga e gjithë bota.

Madje gjatë fundjavës, qindra klientë u rreshtuan në dyqan për të blerë ëmbëlsira.

Rasetarinera tha se ishte “e mahnitur” nga përgjigja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Rumania
Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Azia
Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

Botë
Kalo në kategori