Ajo lufton kriminalitetin më të rëndë e terrorizmin, mbështet bastisjet, zgjidh pengmarrjet brenda dhe jashtë vendit dhe është specializuar për çaktivizimin e bombave: GSG 9 është njësia elitë e Policisë Federale.
Pas tyre nuk vjen njeri tjetër, deklaron komandanti i GSG-9-ës Jerome Fuchs.
“Ky është një pretendim i madh për ne, që veç nesh nuk ka më askush, që mund ta zgjidhë çështjen. Kjo do të thotë që këtë duhet ta zgjidhim ne”, i tha Fuchsi Radios Berlin-Brandenburg.
Shumicën e herëve, njësisë speciale i duhet të shpëtojë jetë njerëzish. Për misionet në dispozicion janë snajperë, polombarë, parashutistë dhe ekspertë të lëndëve shpërthyese.
Mesatarisht misione një herë në javë
Sipas të dhënave të njësisë, trupa shkon në mision 50 deri 60 herë në vit – në të kaluarën e afërt në atentatin në Sheshin Breitscheid në Berlin, në takimin e G20-ës në Hamburg dhe në arrestimin e atentatorit ndaj autobusit të ekipit të futbollit Borussia Dortmund.
Komandanti Fuchs tha se që prej themelimit njësia ka marrë pjesë në rreth 1900 misione.
Trajtimi katastrofik i pengmarrjes në Lojërat Olimpike të Mynihut më 1972 bëri që të nisë punën njësia speciale.
Anëtarë të grupit terrorist palestinez “Shtatori i zi” patën sulmuar atëherë dhomat e ekipit olimpik izraelit.
Dështimi i aksionit të përgjakshëm bëri që të humbisnin jetën të 11 sportistët izraelitë. Kjo bëri të qartë se Gjermanisë i mungonin forca speciale për kërcënime terroriste.
Vetëm pesë vjet më vonë, më 1977, trupa e mbrojtjes së kufirit GSG 9 u bë e famshme në të gjithë botën: për çlirimin e avionit “Landshut”.
Ky avion pasagjerësh i Lufthansas u rrëmbye në fluturimin prej Majorkës në Frankfurt mbi Main nga terroristët palestinezë.
Pas disa ditësh fluturimesh mbi Mesdhe dhe mbi Gadishullin Arabik, avioni u ul në Mogadishu, Somali.
Në ndërhyrjen e forcave speciale u arrit të çlirohen të gjitha pengjet – me përjashtim të kapitenit, që qe vrarë më parë nga terroristët.
Numri i anëtarëve të njësisë është i panjohur
Deri tani, kjo njësi niset për të gjitha misionet e saj nga St. Augustin pranë Bonnit. Ndërtimi i qendrës së dytë në Berlin do të bëjë që numri i anëtarëve të trupës të rritet – me një të tretën. Numrin e saktë të anëtarëve të saj GSG 9 nuk e bën të ditur “për shkaqe sekreti”.
Pas një deklarate të komandantit themelues të saj, që vdiq pak kohë më parë, Ulrich Wegener bëhet fjalë për rreth 400 vetë.
Komandanti aktual Fuchs, vetë ish-polombar i njësisë, e sheh si sfidë “gjetjen e gjakut të ri”.
Rëndësi krahas formës fizike të mirë i kushtohet edhe forcës së karakterit, aftësisë për të punuar në ekip, aftësisë për të punuar nën presion dhe stabilitetit në situata stresuese.
Ai që kërkon të bëhet anëtar i GSG 9 duhet të jetë punonjës i kualifikuar policie. Ai që ka probleme me shikimin, nuk përfshihet në listë. Në një test katërditor përzgjedhjeje, krahas testeve të ndryshme sportive dhe bisedave psikologjike provohet edhe aftësia për të përballuar lartësitë dhe precizioni në qitje.
Që prej vitit 2015, në luftën antiterror, njësinë speciale të policisë federale GSG9 e mbështet edhe një njësi tjetër “Njësia e Sigurimit të Provave dhe e Arrestimeve plus” (BFE+).
Kjo trupë është e shpërndarë që tani në disa qendra në Gjermani.
Sipas Ministrisë Federale të Brendshme, kjo njësi do të mbështesë aftësinë e reagimit dhe të rezistencës të Policisë Federale në rastin e një atentati terrorist.
Në një ushtrim doli në pah se ndërsa GSG9 u përqendrua te sulmuesit, BFE+ u përpoq të largonte persona jo pjesë të ngjarjes dhe të plagosurit nga zona e ngjarjes. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të “dy shpërthimeve” në Rusi
Përplasje fatale e aeroplanit të mallrave në Lituani, një i vdekur dhe disa të lënduar
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A