LAJMI I FUNDIT:

Elgit Doda: Jam me Noizyn, artistin që edhe pse është kërcënuar e sulmuar sot gjendet padrejtësisht nën akuza nga drejtësia në Kosovë

Elgit Doda: Jam me Noizyn, artistin që edhe pse është kërcënuar e sulmuar sot gjendet padrejtësisht nën akuza nga drejtësia në Kosovë

Noizy u arrestua në mesnatë në Shëngjin pasi prej disa ditësh u shpall në kërkim nga Policia e Kosovës bashkë me DJ Crax, e së fundmi edhe me Stresin.

Kjo për një ngjarje të ndodhur në Pejë, ku grupi i tij u përfshi në një përleshje me një grup tjetër, përkatësisht Tiktok-erin, Medi Iseni.

Noizy dhe DJ Crax u tha nga Policia e Shtetit se do të ekstradohen në Kosovë dhe janë të akuzuar për veprën, ‘lëndim i rëndë trupor’.


Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe miku i tij i ngushtë, artisti Elgit Doda.

Ministrja Haxhiu nënshkruan kërkesën për arrestimin e Noizyt dhe DJ Crax
Lexo po ashtu Ministrja Haxhiu nënshkruan kërkesën për arrestimin e Noizyt dhe DJ Crax

Ai thotë se kjo që po i bëhet Noizyt është e padrejtë dhe se reperi nuk ka reaguar asnjëherë pavarësisht ofendimeve që ka marrë në rrjete sociale.

Postimi i plotë i Elgitit:

“Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje e denigrime të imazhit.

Unë jam sot me Noizyn, artistin, që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri.

Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndihemi ne dhe familjet tona, kur shohim se drejtësia vepron në disa standarde? Kur shkohim që disa personazhe përdorin Tik Tok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë?

Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ulëtat, ndalohet pa patur asnjë provë kundër tij?

Sot jam me Noizyn, për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam me Noizyn për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam mne Noizyn për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standard.

Ju ftoj të gjithëve të jeni me Noizyn, për t’i dhënë mbështetje atyre që janë tabelë qitje në TikTok, që sulmohen dhe kërcënohen familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale, por që kurrë nuk ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji.

T’i themi ndal mediave të rreme. Stop mashtrimit, drejtësi e barabartë, fund marrëzisë, unë jam me vlerat”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Giti (@elgitdoda)

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Kalo në kategori