Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur zyrtarisht përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, si dhe të zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Telegrafin se KQZ-ja ka vendosur të gjitha afatet e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.
“Duke filluar nga sot, 9 mars, fillojnë afatet e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq. Të gjitha këto aktivitete i referohen afatit prej 45 ditësh, pra nga sot deri në ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.
Sipas Elezit, për KQZ-në do të vlejë procesi i mëhershëm i certifikimit të kandidatëve për pjesëmarrje në procesin zgjedhor i planifikuar të mbahej gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Ajo çfarë duhet të bëjnë partitë politike është të konfirmojnë kandidatët e certifikuar.
Po ashtu, për KQZ-në procesi i certifikimit nuk është i përfunduar, pasi ky institucion do t’ia mundësojë kandidimin për pjesëmarrje në zgjedhje edhe subjekteve politike që nuk kishin aplikuar gjatë asaj kohe.
“Gjatë dy muajve të fundit të vitit 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 11 kandidatë për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar në ndonjërën nga katër komunat dhe 63 kandidatë për të garuar në zgjedhjet për dy kuvendet komunale. Ky proces do të vlejë, çka do të thotë se subjektet politike do të munden që nga 9 deri më 13 mars të konfirmojnë kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar. Ndërkohë, përveç konfirmimit të kandidaturave të certifikuara, KQZ-ja do të pranojë edhe aplikimet e reja nga partitë politike, kandidatët e pavarur, iniciativat qytetare apo koalicionet. Kjo do të mund të bëhet gjatë afatit 10 ditor, nga 9 deri më 18 mars”, ka shtuar Elezi.
Sipas vendimit të KQZ-së, deri më 24 mars ky institucion do të vendosë për aprovimin/refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve, ndërsa fushata zgjedhore është planifikuar të zgjasë 18 ditë, nga 4 prill deri më 21 prill.
Ndryshe, zgjedhjet në veri paraprakisht ishte paraparë të mbaheshin më 18 dhjetor, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave veriore një muaj më herët.
Të gjithë kryetarët ishin nga Lista Serbe, që nisi bojkotin e institucioneve të Kosovës pasi Qeveria vendosi t’i ndëshkojë pronarët e veturave me targa ilegale të Serbisë e të cilët refuzonin t’i konvertonin ato në legale të Kosovës – RKS.
Kjo parti vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e reja. Por, kur zyrtarët e zgjedhjeve shkuan në komunat veriore për t’u përgatitur për zgjedhje, u përballën me sulme me shok-bomba e armë. Si pasojë, një polic është plagosur.
Ndaj, presidentja Vjosa Osmani vendosi që t’i shtyjë zgjedhjet deri më 23 prill për shkak të rrezikshmërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë