LAJMI I FUNDIT:

Elezi: Gjatë vitit 2019 kemi kthyer tek kompanitë 402 milionë euro rimbursim të TVSH-së

Elezi: Gjatë vitit 2019 kemi kthyer tek kompanitë 402 milionë euro rimbursim të TVSH-së

“Vitin e kaluar kompanitë morën rimbursim të TVSH-së prej 402 milion euro ose 7.5% më shumë sesa në vitin 2018 ose 44% më shumë se në vitin 2016. Dinamika e mirë e kthimit të TVSH-së vazhdon edhe këtë vit, që është e një rëndësie të madhe për likuiditetin e kompanive, operacionet dhe investimet e tyre”.

Kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi. Ajo tha se në 16 ditët e para të janarit, rimbursimi i TVSH-së për kompanitë arriti në 926 milion denarë ose 15 milion euro.

“Kjo vazhdon dinamikën e mirë të vitit të kaluar në të cilën kompanitë në bazë të TVSH-së janë rimbursuar 401.9 milion euro. Kjo është për 7.46% më shumë se në vitin 2018, 28.18% më shumë se në vitin 2017, 44.19% më shumë se në vitin 2016 ose edhe 42.46% më shumë se në vitin 2015. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për kompanitë, sepse është mënyra për të ruajtur likuiditetin e nevojshëm për operimet në vazhdim, si dhe planifikimin e veprimtarisë investuese”, theksoi Elezi.


Elezi tha se rimbursimi i TVSH-së për qytetarët përmes masës TVSH-jaime do të bëhet muajin tjetër, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2019, për të cilat rimbursimi është rreth 3.8 milion euro.

“Në dy tremujorët e parë masa ka pasur rezultate të shkëlqyera, 213 mijë përdorues, 52.5 milion llogari të skenuara me qarkullim prej 26 miliardë denarë, nga të cilat TVSH e mbledhur është 2.8 miliardë denarë. Deri më tani, janë dhënë shpërblime deri në 1.8 milion denarë përmes lojës shpërblyese TVSH-jaime, deri tani 340,000 denarë janë shpërblime ditore dhe 1.5 milion denarë për shpërblime mujore në vlerë 100.000 denarë”, deklaroi zëvendësministrja Elezi.

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori