Ish-prokurori Elez Blakaj, ka folur për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
Në një shkrim të gjatë në Facebook, ka thënë se KPK është institucion që nuk ka kredibilitet dhe ka paralajmëruar parregullsi edhe në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.
Sipas tij në KPK në vazhdimësi ka pasur persona që kanë ndihmuar dhe favorizuar njëri-tjetrin në pozita të ndryshme përfshirë atë të kryeprokurorit, me qëllim të ruajtjes se monopolit dhe pushteti.
“Kur interesat e një grupi e sfidojnë interesin publik! Edhe në proceset e privatizimeve në Kosovë të udhëhequara nën drejtimin e AKM-së kemi parë procese të cilat formalisht janë mbuluar me letra, madje as aty, nuk është arritur në çdo rast të dalin fitues shantazhuesit, kërcënuesit dhe dhunuesit, pavarësisht strategjive të përdorura, ndërsa Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk po ua huq asnjëherë! Të gjithë kemi parë këto vitet e fundit se si të njëjtit persona kanë bredhur në vazhdimësi nga një zyre tek tjera, duke e ndihmuar dhe favorizuar njëri tjetrin në pozita të ndryshme nga Këshilli Prokurorial për në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe po ashtu në pozita tjera në cilësi të kryeprokuroreve dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjes se monopolit dhe pushtetit për njëri tjetrin, duke i trajtuar këto institucione si të ishin pronë private! E fotografi të njëjtë presim të shohim edhe tani me rastin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Elezi.
Sipas tij, “qasja e Këshillit Prokurorial, sjelljet dhe veprimet e tyre, skandalet e shumta, vendimet e kundërligjshme, konflikti i interesit, transferet dhe avancimet me standarde të dyfishta, qartë kanë shpërfaqur fotografinë e vërtetë dhe mungesën e integritetit të këtij institucioni”.
Për këtë thotë se kanë reaguar edhe raporte e opinione ndërkombëtare.
“Madje, për disa nga problemet brenda këtij institucioni kanë reaguar edhe raporte e opinione ndërkombëtare, si dhe partner e miq të cilët e kanë ndihmuar në vazhdimësi Këshillin Prokurorial. Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është pozitë me interes të lartë publik, andaj edhe detyrat dhe përgjegjësit qe ka Kryeprokurori janë drejtpërdrejtë të ndërlidhura dhe në shërbim të publikut, e jo të grupit të njëjtë të personave të cilët po përgatiten ta zyrtarizojnë emrin e personit i cili është pjesë e këtij grupi”, tha Elezi.
Më tej thekson se brenda KPK-së duhet të vazhdojnë reformat, pasi thotë se janë mjeti më i mirë i cili do të ndihmonte dhe shëronte këtë lloj mentaliteti.
“Pavarësisht të gjitha zhvillimeve të cilat pritën të ndodhin në ditët dhe javët në vazhdim brenda Këshillit Prokurorial dhe jo vetëm, reformat duhet të vazhdojnë sepse janë mjeti më i mirë i cili do të ndihmonte dhe shëronte këtë lloj mentaliteti, i cili me punën e tij ka ndërtuar besueshmëri tejet të ulët në raport me publikun, duke ngecur brenda interesave të të njëjtit grup personash të përmendur me lartë! Sot, për të gjitha këto veprime dhe vendime është përgjegjës Këshilli Prokurorial i Kosovës, nesër do të jemi përgjegjës të gjithë”, shkroi në fund Elezi.
Reagimi i Elezit erdhi pasi KPK javë më parë mori vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.
Për këtë pati reaguar edhe Ambasada Britanike në Kosovë.
Kjo ambasadë kanë thënë se kanë qenë duke pritur përgjigje nga KPK, pasi kanë ofruar mbështetje në rekrutimin për këtë pozitë.
“Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues. Edhe përkundër faktit se një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë u humb, presim që KPK të zhvillojë proces rekrutues të mirë, transparent dhe meritor”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje