LAJMI I FUNDIT:

Elefanti i ikur nga cirku, bllokoi qytetin për tri orë (Foto)

Elefanti i ikur nga cirku, bllokoi qytetin për tri orë (Foto)

Në Pune të Indisë trafiku ka ndaluar për tri orë, kurse mbi dymijë njerëz janë larguar nga rrugët, derisa është ndaluar elefanti Nitya që kishte ikur nga cirku.

Kafsha gjigante e ka shfrytëzuar rastin dhe është larguar, derisa kujdestarët e kishin nxjerrë nga kafazi për ta pastruar, transmeton Telegrafi.

Sipas zyrtarëve në Rambo Circus, elefanti i ri në moshë është frikësuar dhe vetëm ka ikur, pa dashur të lëndojë askënd.


Mbrojtësit e rendit dhe stërvitësit e cirkut, kanë marrë këshilla nga ekspertët e botës së egër, për ta qetësuar dhe ndaluar kafshën që lëvizte pa kontroll nëpër rrugë.

Lodhja dhe uria kanë bërë që Nitya të ngadalësojë dhe të bindet, për tu kthyer sërish në vendin ku jeton.

Mësohet se pronarëve të cirkut iu është kërkuar që të shtojnë sigurinë, në mënyrë që të mos ndodhë një gjë e tillë në të ardhmen.

Pos bllokimit të rrugëve dhe disa vonesave në transportin publik, nuk është shënuar ndonjë incident me këtë rast. /Telegrafi/

Elefanti i ikur nga cirku bllokoi qytetin për tri orë foto 2

Elefanti i ikur nga cirku bllokoi qytetin për tri orë foto 3

Elefanti i ikur nga cirku bllokoi qytetin për tri orë foto 4

Elefanti i ikur nga cirku bllokoi qytetin për tri orë foto 5

Elefanti i ikur nga cirku bllokoi qytetin për tri orë foto 6

Në trend Fun

Më shumë
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Kalo në kategori