LAJMI I FUNDIT:

Elbasan Rashani i mungon Kosovës edhe ndaj Zvicrës pas lëndimit në stërvitje, sulmuesi rikthehet në Francë për t’u rikuperuar

Elbasan Rashani i mungon Kosovës edhe ndaj Zvicrës pas lëndimit në stërvitje, sulmuesi rikthehet në Francë për t’u rikuperuar

Sulmuesi Elbasan Rashani do të jetë mungesa e madhe e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e radhës miqësore të këtij muaji ndaj Zvicrës.

Kosova kishte aranzhuar dy miqësore për muajin mars në datat e lira të FIFA-s për kombëtare, të parën me Burkina Fason dhe të dytën me Helvetikës.

Miqësorja e parë u zhvillua mbrëmë (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët fituan me rezultat të thellë 5-0.


Giresse debuton me fitore, Kosova e pamëshirshme ndaj Burkina Fasos
Lexo po ashtu Giresse debuton me fitore, Kosova e pamëshirshme ndaj Burkina Fasos

Në këtë ndeshje, përzgjedhësi i ri, Alain Giresse iu dha hapësirë disa lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë luajtur më pak.

Megjithatë, u vrenjtë mungesa e yllit të Clermont, Elbasan Rashani, i cili nuk ishte as në bankën rezervë.

Telegrafi ka mësuar se Rashani ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Burkina Fason dhe kjo ishte arsyeja e mungesës së tij.

Rashani gjatë stërvitjes me Kosovën (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ky lëndim ka bërë që lojtari më në formë i Dardanëve të mungojë edhe për ndeshjen e ardhshme, më 29 mars në udhëtim te Zvicra.

Elbasan Rashani flet për të dyja ndeshjet dhe përshtypjet e para për trajnerin
Lexo po ashtu Elbasan Rashani flet për të dyja ndeshjet dhe përshtypjet e para për trajnerin

Rashani pas këtij dëmtimi ka udhëtuar drejt Francës për t’u bashkuar me skuadrën e tij, Clermont, aty ku do të rikuperohet.

Ndryshe, sulmuesi vushtrrias ka shënuar 7 gola dhe tri asistime në 25 ndeshje në Ligue 1, ndërsa në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori