El Shaarawy do t'i mësojë fëmijët me nevoja të veçanta që t'i shmanget një dënimi penal

228:"FLORENCE, ITALY - MARCH 19: Stephan El Shaarawy looks on ahead of the Italy team photo with the new Armani suit at Centro Tecnico Federale di Coverciano on March 19, 2019 in Florence, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images) 12:"Getty Images
Sulmuesi i Romës, Stephan El Shaarawy, do t'i mësojë fëmijët me aftësi të kufizuara të luajnë futboll në mënyrë që t'i shmanget dënimit penal.
Ylli i Përfaqësueses së Italisë ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij pas një udhëtimi nga Torino në shtatorin e 2016, kur me veturën e tij Audi A3 e goditi aksidentalisht një Fiat Panda.
Lojtari nuk kishte pësuar lëndime, por një burrë 70-vjeçar ishte dërguar në spital pas lëndimeve që kishte marrë.
El Shaarawy menjëherë i pagoi dëmet pensionistit dhe tani është urdhëruar t'i mësojë futboll fëmijëve me aftësi të kufizuara në Romë për pesë muajt e ardhshëm, si një formë shërbimi për komunitetin.
Ai do të kthehet në gjykatë në shtator, ku rasti duhet të mbyllet një herë e përgjithmonë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































