LAJMI I FUNDIT:

El Hadji Diouf: Anglia luan si Manchester City, por ka një mënyrë se si t’i eliminojë Senegali

El Hadji Diouf: Anglia luan si Manchester City, por ka një mënyrë se si t’i eliminojë Senegali

Anglia do të përballet me Senegalin në 1/8 e finales në Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

Përfaqësuesja evropiane është favorit i madh për të kaluar tutje, por afrikanët kanë ditur në të kaluarën të befasojnë dhe synojnë ta bëjnë një gjë të tillë sërish.

Legjenda e Senegalit, El Hadji Diouf ka folur para këtij dueli dhe mendon se Kombëtarja e tij ka potencial ta befasoj Anglinë.


41-vjeçari që ka luajtur më parë me skuadrat angleze si Liverpool, Bolton, Sunderland, Blackburn Rovers e Leeds United thotë se nëse ndeshja shkon në penallti, atëherë kanë gjasa që t’i eliminojnë anglezët nga Kampionati Botëror.

“Nëse shkojmë te penalltitë, ne do ta fitojmë, është e lehtë. Unë e njoh mirë portierin tonë Mendy dhe e di se ai mund të presë disa nga penalltitë e tyre. Ne do të fitojmë gjithnjë me penallti”, deklaroi Diouf.

“Më kujton shumë ndeshjen tonë kundër Francës. Ata menduan se e kishin fituar atë përpara se të luhej. Nëse Anglia bën të njëjtën gjë, do të jetë mirë për ne”.

Tutje Diouf thotë se Anglia kanë kopjuar stilin e Pep Guardiolës dhe Manchester Cityt dhe po bëjnë lojë të ngjashme.

“Ne nuk jemi favoritë, por do të bëjmë gjithçka për t’i mundur. Anglia ka një skuadër shumë të mirë, ata kanë kopjuar stilin e Pep Guardiolës dhe Manchester Cityt. Ata po luajnë njësoj si Man City”, u shpreh Diouf.

Anglia dhe Senegali takohen sonte me fillim nga ora 20:00. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori