Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke marrë rreth 17.9 milionë jetë çdo vit, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)
Duke pasur parasysh këto fakte, është e rëndësishme të dimë rrezikun tonë nga zhvillimi i sëmundjeve të zemrës.
Ne mund të dimë tashmë disa nga faktorët që mund të na vënë në rrezik më të madh: kolesterina e lartë, presioni i lartë i gjakut, diabeti. Sidoqoftë, ekziston edhe një faktor tjetër rreziku për të cilin shumë nuk janë të vetëdijshëm, dhe ai është një raport i lartë mes belit dhe ijëve.
Raporti ynë i belit ndaj ijëve është një krahasim i perimetrit tonë të belit dhe perimetrit të ijëve.
Vëllimet e mëdha tregojnë se ka yndyrë të tepërt rreth mesit të trupit, e cila është treguar si një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.
Dimë që yndyra viscerale, pra dhjami rreth belit, lidhet me rritjen e rrezikut kardiovaskular, duke përfshirë goditjen në tru dhe atakun në zemër, pasi shoqërohet me faktorë rreziku në rritje siç është presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe kolesteroli i lartë”, thotë për “Parade” specialistja kardiovaskulare dhe kardiologia Dr.Lora Verde, përcjell Telegrafi.
Perimetri i madh i belit dhe ijëve shoqërohen me sëmundje kardiovaskulare
Përveç kësaj, kardiologu Dr.Sam Setare pohon se një perimetër i madh i belit dhe një raport i madh i belit me ijët janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës. Ai vuri në dukje një raport shkencor nga Shoqata Amerikane e Zemrës në lidhje me lidhjen midis obezitetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare, i cili vuri në dukje se perimetri i belit është një faktor rreziku.
“Perimetri i belit nuk është vetëm një tregues i vdekshmërisë, por është i lidhur edhe me rrezikun kardiovaskular për shkak të indit dhjamor visceral, apo yndyrës viscerale, në zgavrën e barkut”, shpjegon doktor Setare.
Pra, për të zbuluar se cili është raporti ynë mes belit dhe ijëve, Dr. Verde thotë të përdorim një matës shirit për të matur perimetrin e belit. Fillimisht duhet ta mbështjellim njehsorin rreth belit dhe më pas rreth ijëve.
“Pjesëtoni perimetrin e belit me perimetrin e ijëve për të marrë numrin e raportit,” shpjegoi ajo. Ai konkludon se raporti ideal i belit me ijët për meshkujt është 0,94 ose më pak, dhe për femrat 0,85 ose më pak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pemët dhe perimet të cilat të gjithë i mbajmë në frigorifer, por që nuk do të duhej t’i mbanim!

Simptomat që shfaqen në orët e mëngjesit tregojnë praninë e metastazave në trup

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani