Ekzekutivit në Shtime për herë të tretë i dështon tenderi i druve për shkolla

Ekzekutivi në Komunën e Shtimes që drejtohej nga Qemajl Aliui i Lëvizjes Vetëvendosje, prej disa muajve po përballet me finalizimin e procedurave për dhënien e tenderit të druve për furnizim të shkollave. Për herë të tretë tenderi është pezulluar të hënën, ndërkohë gjendja në terren me lëndë djegëse nëpër shkolla është duke u vështirësuat dita-ditës, teksa në një rast prindërit janë aktivizuar për ta furnizuar një shkollë me dru.
Në një vendim të së hënës të Komunës së Shtimes të cilin e ka siguruar telegrafi nga burime të sigurta, thuhet se aktiviteti i prokurimit për furnizim me dru për institucionet e komunës së shtimes, kontratë kornizë për 24 muaj, është pezulluar më datë 25.11.2024.
‘’Pas pranimit të kërkesës për rishqyrtim nga operatori Ekonomik, ‘’N.T Berveniku’’, pezullohet aktiviteti i prokurimit: Furnizimi me dru për institucionet e Komunës së Shtimes. Pezullimi bëhet në pajtim me nenin 108/A, zgjidhja preliminare e mosmarrëveshjeve, të ligjit nr.04/L-042 për prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me ligjin Nr. O4/-237, ligjin Nr.05/-168 dhe ligjin nr. 05/L -092 dhe në pajtim me legjislacionin sekondar F03 Rregullat për parashtrim të ankesave, neni 6 pezullimi i aktivitetit të prokurimit, 6.1 Ushtrimi i kërkesës për rishqyrtim automatikisht pezullon procedurën e prokurimit dhe në këtë rast Autoriteti kontraktues, respektimit zyrtari përgjegjës i prokurimit, duhet të njoftoj me shkrim të gjitha palët e interesuara lidhur me pezullimin e procedurës në fjalë’’, thuhet në njoftim.
Rreth kësaj çështje të hënën ka reaguar opozita, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Shtime.
Ky subjekt e ka cilësuar si deshtimi i “qeverisjes” së Qemajl Aliut për të siguruar dru për ngrohje,
‘’Njoftojmë se pas situatës së rënduar, prindërit po i furnizojnë shkollat me dru. Situata e rëndë që po kalojnë shkollat në komunën e Shtimes është një dëshmi e dështimit të institucioneve për të siguruar kushtet minimale të nevojshme për nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë dimrit. Komuna ka dështuar në detyrën e saj për të siguruar dru për ngrohje në institucionet komunale duke lënë shumë shkolla, përfshirë edhe “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë, paralelja e ndarë në Rashincë’’, thuhet në reagimin e PDK-së.
Sipas këtij subjekti në një përpjekje për të mbajtur procesin mësimor në këmbë, në Rashincë, një prind ka dhënë një donacion me një kamionetë me dru,
‘’ Ky prindër ka treguar solidaritet dhe vullnet për t’i dalë në ndihmë shkollës, duke u angazhuar që të mos ndërpritet mësimi. Ky veprim është një shembull i shkëlqyer i angazhimit. Ky është një skandal i madh dhe një rikthim i frikshëm në vitet ’90–’99, kur në mungesë të mundësive dhe nën trysninë e regjimit, qytetarët ishin të detyruar të siguronin dru për ngrohje dhe kushte jetese, vetëm për të mbajtur shkollat dhe institucionet funksionale. Qeverisja e Qemajl Aliut po dëshmon se është e dëmshme dhe sa më parë duhet të japin përgjegjësi edhe para qytetarëve si dhe para organeve të drejtësisë’’, thuhet në reagimin e PDK-së.
Në anën tjetër, drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes, Yllka Fejzullahu, nuk ka qenë e qasshme gjatë së hënës, ndërkohë ajo nuk u është përgjigjur as pyetje të telegrafit lidhur me këtë çështje. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit