Steve Lazarides, tregtari i cili njihet si nismëtari i karrierës së artistit më enigmatik në histori, i njohur si Banksy, po e organizon shfaqje “Greatest Hits” (të punimeve të përzgjedhura) të veprave të artistit të rrugëve të Bristolit, përfshirë pikturat që pret t’i shesë për më shumë se dy milionë funte, transmeton Telegrafi.
Rekord i Banksyt në ankand aktualisht qëndron në 1.9 milionë funte që ndërlidhet me pikturën me pika të Damien Hirstit të cilën ai e ngjyros sipër.
Ekspozita me “vitet e arta 2002-2008” pritet të hapet më 9 korrik dhe do të ketë 20 kanavaca dhe vepra të shtypura.
“Nuk janë gjëra nga rruga apo nga koleksioni i tij privat. Janë veprat që janë shitur më parë”, shton Lazarides.
E çfarë do të mendojnë Banksy për ekspozitën e organizuar nga tregtari me të cilin u nda në vitin 2008?
“Nuk e kam pyetur. Nuk kemi folur për një dekadë. Ai ndoshta do ta urrejë”, thotë Lazarides.
Shumë nga veprat e tij nuk janë parë pasi janë shitur gjatë ekspozitat si “Turf War” (2003), “Crude Oils” ( (2005) dhe ajo “Barely Legal” (2006) që tërhoqi rreth 50,000 persona në Los Angjelos, për vetme tre ditë. Atëherë Brad Pitt dhe Angelina Jolie paguan 120,000 funte për një pikturë që përshkruan një drekë të një familje bardhë që ha nën një çadër teksa 15 afrikanë të uritur i shikojë, si dhe 40,000 të tjera për një skulpturë.
Në ekspozitë do të jetë piktura unike si “Show Me the Monet” e vitit 2005 (lojë fjalësh, Monet si pikturi impresionist dhe si para – v.j.) që shfaq dy karroce supermarketi dhe një kon trafiku të zhytura në një pellg ujor.
Po ashtu do të jetë “Media at War” (Mediat në luftë) që shfaq një vajzë në mes të një skene të shkatërruar nga lufta, e rrethuar nga mediat dhe mjekët që rrinë mbrapa e nuk e ndihmojnë.
Jo të gjithë veprat do të jenë për shitje. Kjo varet nga pronarët. Sidoqoftë, Lazarides thotë se secila pikturë sot vlen dy milionë funte (janë shitur për 15 mijë funte dikur). Ai kujton se si veprat e tij
Aty do të ketë edhe reproduktime, si “Girl With A Balloon” (Vajza me balon) dhe “Flower Thrower” (Hedhësi i luleve).
“Këto janë bërë kanavaca mitike për t’i gjetur”, thotë Lazarides, teksa shton se ato janë bërë me shpejtësi të madhe si seri. “Më kujtohet se isha në rrugën ‘Ganton’ kur bëmë [ekspozitën e vitit 2006] ‘Santa’s Ghetto’. Të gjitha 25 vajzat me balona janë bërë për 20 minuta. Veç e shtronim kanavacën në tokë e ai i kryente. I largoja dhe numëroja, teksa thosha t’i shesim për 250 funte. Tash e njëjta arrin në 500 mijë funte”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë