Mbi 45 punime kanë zënë hapësirat e “Hanit të 2 Robertëve”, duke e kthyer këtë restorant në një vend magjepsës. Kjo ekspozitë është puna pesë vjeçare e artistit Agron Mulliqi.
Kuratori i kësaj ekspozite, Carl Hammerdorfer, ka thënë se Mulliqin e sheh si një përfaqësues të denjë të kulturës ballkanase, ndërsa thekson praninë që kanë gratë në punimet e tij.
“Është nder që t’i them disa fjalë për shokun tim Agron Mulliqin të cilin e kam takuar dhjetë vjet më parë. Tash shumë shpesh kaloj kohë me Agronin, në atelienë e tij, sepse është një koleksion i mrekullueshëm i eksperiencave të tij. Sonte këtu janë tri cikle. Agroni fillon ta pikturojë një cikël dhe pastaj ndalon së pikturuari atë dhe fillon me diçka krejt ndryshe, në kërkim të inspirimit. Kjo gjë ndonjëherë i merr më shumë se dy muaj”, ka thënë Hammerdorfer.
Autori i këtyre pikturave, Agron Mulliqi, ka thënë se kjo ekspozitë vjen pas një viti, qëkur punimet e tij ishin prezantuar në Muzeun e Kosovës.
“Ideja e ekspozitës është e Meritës, pronares së ‘Hanit të 2 Robertëve’. Pasi ndryshoi vendin e lokalit, kërkoi një ekspozitë. Numri i pikturave të ekspozuar është mbi 45. Është vështirë të mbijetosh nga arti”, shprehet artisti Agron Mulliqi.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin numër i madh i artdashësve. Vjosa Kotori thënë se ajo është adhuruese e punës së Agronit dhe se e përcjell në çdo ekspozitë të tij. Ndërkaq, artisti i fotografisë, Fahredin Spahija, i cili ishte i pranishëm në këtë ekspozitë, ka thënë se Mulliqi ka një teknikë ndryshe nga të tjerët.
“Agroni cilësohet për një figuracion shumë të fuqishëm. Punët e tij duken si një vizitë nëpër ëndrra. Brenda pikturës së tij ka aq shumë informacione sa që nuk mundesh me kaluar aq lehtë nga piktura në pikturë”, deklaroi Spahija.
Ekspozita personale e Agron Mulliqit, është shitëse dhe do të qëndrojë e hapur përgjatë një muaji. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1886494261459413/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës