Ekspertët thonë se regjimi që ndjek Adele mund të sjellë më shumë dëme se të mira

Gjatë një interviste me British Vogue, Adele ka folur për regjimin e saj të stërvitjes
Ajo shpjegoi se e shtoi rutinën e saj të stërvitjes vitet e fundit, si një mënyrë për të monitoruar mirëqenien e saj të përgjithshme.
Por disa ekspertë të mjekësisë e kanë etiketuar këtë regjim si të tepruar.
“Ishte për shkak të ankthit tim,” tha ajo. “Duke u ushtruar, thjesht ndihesha më mirë. Nuk kishte të bënte me humbjen e peshës, por ishte që të bëhesha e fortë dhe t’i jepja vetes sa më shumë kohë çdo ditë pa telefon. Unë u bëra mjaft e varur nga ajo gjë. Ushtrohem dy ose tri herë në ditë.”
Kur u pyet se nga se përbëhet rutina e saj, këngëtarja u përgjigj:
“Bëj peshat në mëngjes, pastaj bëj shëtitje ose boks pasdite dhe pastaj shkoj dhe bëj kardio gjatë natës. Isha e papunë kur e bëja këtë rutinë. Dhe e bëj me trajnerë.”
Mirëpo, ekspertët mjekësorë pohojnë se stërvitja 2 ose 3 herë në ditë mund të jetë e dëmshme dhe të paraqesë disa rreziqe afatgjata shëndetësore.
“Ruajtja e një rutine të moderuar të stërvitjes është një komponent thelbësor i udhëheqjes së një jetese të shëndetshme,” tha shefi mjekësor i WebMD, John Whyte, për The New York Post. “Por të ushtrohesh 2 deri në 3 herë në ditë është e tepruar.”
Whyte shtoi se stërvitja e tepërt mund të sjellë lëndime.
“Kur ushtrohemi, ne stresojmë muskujt, kockat dhe organet tona,” tha ai. “Dhe nëse nuk u japim këtyre pjesëve të trupit tonë një shans për t’u shëruar pas përdorimit, funksioni i tyre mund të fillojë të përkeqësohet. Kur e teproni me palestrën, kjo streson trupin dhe muskujt tuaj. Trupi juaj pastaj prodhon kortizol në përgjigje të atij stresi kronik. Dhe nivelet e larta të kortizolit mund të shtypin aftësinë e sistemit imunitar për të shmangur sëmundjet.”
Gjatë intervistës me Vogue, Adele bëri një sërë rrëfimesh rreth momenteve kyç në jetën e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Cikli menstrual dy herë në muaj: Shtatë shkaktarët e këtij fenomeni
Cila është dieta e Kate Middleton? Zbulohen ushqimet e preferuara të Dukeshës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë