LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët në Maqedoni: Ushqim do të ketë, por çmimi do të jetë i papërballueshëm

Ekspertët në Maqedoni: Ushqim do të ketë, por çmimi do të jetë i papërballueshëm

Për shkak të luftës në Ukrainë, prodhimit të ulët vendor, çmimet e produkteve ushqimore do të vazhdojnë të rriten.

“Asnjëherë nuk është prodhuar më shumë ushqim se sa në vitin 2021 dhe tani kemi problem me mungesën e ushqimeve dhe çmimet. Ajo që qytetarët tanë duhet ta dinë është se ushqim do të ketë gjithmonë, por pyetja e vetme është me çfarë çmimi dhe kush do të jetë në gjendje ta përballojë atë. Është problem i madh, për të cilin mendoj se politikanët tanë në Ballkanin Perëndimor nuk kanë gjetur zgjidhje për këtë situatë”, tha Muhamed Brka- profesor në Fakultetin e bujqësisë në Sarajevë.

Maqedonia po ballafaqohet me mungesë të ushqimit nga prodhimi i saj ndërsa një pjesë të mirë të ushqimit e importojmë.


“Ne nuk kemi burime për të prodhuar ushqim të mjaftueshëm. Ne njëzet vjet nuk kemi panxhar sheqeri, fabrika jonë e sheqerit nuk punon. Shumë vite, luledielli arriti nivel të turpshëm, por tani diçka po kthehet. A është rezultat i politikës apo është rezultat i çmimeve? Dhe nëse mund t’i kthejmë këto kultura, mundemi, por kurrë nuk do të jemi në gjendje t’i kthejmë ato në sasitë që na nevojiten, sepse kur prodhonim shumë, nuk i kishim të gjitha sasitë që na nevojiteshin”, u shpreh Ordan Çukaliev- profesor në Fakultetin e bujqësisë në Shkup.

Në konferencën ndërkombëtare në Ohër u tha se katër kompani të mëdha diktojnë 95% të tregut ushqimor në botë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori