LAJMI I FUNDIT:

Eksperiencat, jo sendet, i bëjnë njerëzit të lumtur për më gjatë

Eksperiencat, jo sendet, i bëjnë njerëzit të lumtur për më gjatë

Jeni në mëdyshje për t’i bërë përshtypjen më të madhe një personi të dashur? Një studim i ri ka zbuluar se një eksperiencë e bukur, për shembull disa ditë pushimi, sjellin më tepër lumturi sesa një celular i sapodalë në treg.

Aristoteli ka thënë tha se njerëzit përfytyrojnë se të mirat materiale janë shkak i lumturisë, por është mundësia për t’i pasur ato, ajo që na jep kënaqësi dhe lumturi në jetë. Tani psikologët kanë provuar se filozofi grek kishte të drejtë, duke konfirmuar se shpenzimi i parave për rroba firme ose pajisjet teknologjike më të fundit mund t’ju japë kënaqësi të madhe, por është eksperienca e përjetuar ajo që ju bën më të lumtur në koncept afatgjatë.

Një grup studimesh kanë zbuluar se edhe eksperiencat e pakëndshme, si humbja në pyll apo një ditë pushimi në kamp në një kohë me shi, janë më tepër të vlerësuara sesa pronësia materiale.

Një kërkim i mëparshëm ka zbuluar se paratë mund ta blejnë lumturinë deri në një kufi. Mund të duket logjike që një posedim fizik, si televizori më i fundit mund t’i bëjë njerëzit të lumtur në afat kohor të gjatë, sepse zgjat më shumë se një pushim i shpejtë.


Por kërkuesit e Universitetit Cornell në Ithaca, Nju Jork, zbuluan se e kundërta është e vërtetë, për shkak se ne i përshtatemi të resë dhe i marrim sendet për të mirëqena. Ky fenomen njihet si paradoksi Easterlin.

Dr. Thomas Gilovich, një profesor psikologjie në Universitetin Cornell, tha se gjërat e reja janë entuziazmuese dhe sjellin kënaqësi vetëm në fillim, ndërsa mësimi i një aftësie të re ose udhëtimi është më shpërblyes në përgjithësi. Ndërsa mund të duket logjike që posedimi fizik si rrobat e reja mund t’i bëjnë njerëzit të kënaqur për një afat kohor të gjatë – sepse ato zgjasin më shumë sesa një pushim disaditor – kërkuesit zbuluan se kjo nuk është e vërtetë.

Parashikimi i eksperiencave të së ardhmes, si dhe sjellja në mendje e kohërave të shkuara, na bën të lumtur, tha kolegu i dr. Gilovich, Amit Kumar.

Kërkuesit zbuluan se njerëzit që shijojnë më tepër blerjet e reja apo rezervimin e një restoranti të shtrenjtë, në vend që të blejnë të mira materiale për shkak të parashikimit. Dhe ndoshta ngjan befasi, veprimi i mbajtjes radhë për një mësim të caktuar apo për të ngrënë në një vend të ri, i shton kënaqësi eksperiencës. Kjo mund të jetë për shkak se natyra abstrakte e një eksperience të së ardhmes që e bën atë më të kënaqshme.

“Ndonjëherë dëgjoni histori për njerëz që protestojnë, thyejnë dritare, spërkasin me spraj piperi njëri-tjetrin ose keqtrajtojnë të tjerët kur u duhet të presin”, tha dr. Kumar.

“Puna jonë tregon se kjo lloj sjelljeje ka shumë gjasa të ndodhë në rastet kur njerëzit po presin të blejnë një send në vend të pritjes për bileta, për një performancë apo për të shijuar një produkt të ri në një vend.

Në një eksperiment, njerëzve u kërkua të raportonin lumturinë e tyre pas blerjes së një produkti të ri apo shpenzimit të parave për një eksperiencë të re. Fillimisht, nivelet e lumturisë ishin thuajse njëlloj, por me kalimin e kohës kënaqësia me produktet venitej, ndërsa kujtimet e eksperiencave që kishin pasur i bënin më të lumtur.

Ekspertët kanë zbuluar se eksperiencat që i kishin bërë njerëzit të pakënaqur në kohën e shkuar, si një situatë e parehatshme diku, me kalimin e kohës u sillte atyre kujtime të lumtura.

Dr. Gilovich tha se kjo mund të jetë për shkak se eksperiencat stresuese, të pakënaqshme apo të frikshme mund të kthehen në histori argëtuese me kalimin e kohës ose të rishikohen si eksperienca që përcjellin një mësim. Ata gjithashtu zbuluan se eksperiencat e përbashkëta i lidhin njerëzit më shumë sesa të mirat materiale të përbashkëta, si për shembull një makinë e re që mund ta përdorë e gjithë familja.

Një studim i mëparshëm zbuloi se njerëzit kanë më pak gjasa të bëhen konkurrues në aspektin negativ rreth eksperiencave që ata i përjetojnë njëherësh me të tjerët sesa krahasuar me blerjet e sendeve që mund të kalojnë lehtësisht në dhunë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori