‘Ishim shtatë veta në varg. Tre anëtarë fisesh të ulur këmbëkryq, pastaj një djalë i vogël, unë i kërrusur dhe dy fëmijë të vegjël. Fëmijët ishin të rraskapitur nga rrethimi dhe pa energji nga uria. Ata u ulën me shikim tërësisht të vdekur dhe nuk folën e as nuk lëvizën aspak, pos që mbyllnin sytë në ndonjë rast kur shikonin diellin. Gegët flisnin për politikë dhe mbështillnin cigare. Unë e ndeza llullën dhe i shikoja barkat me refugjatë që shkonin në shtëpi… Njëri nga fëmijët kishte vënë kokën në prehrin tim dhe kishte fjetur”.
Me këto fjalë Joyce Cary e përshkruan këtë skicë të cilën e ka bërë vet në Shkodër dhe që shihet më poshtë. Skica dhe fjalët janë marrë nga libri i tij që quhet ‘Memoir of the Bobotes (Kujtimi i Bobotes). Autori ka qenë i angazhuar në ekipin e spitalit të ushtrisë malazeze gjatë luftërave ballkanike (1912-13), kur kjo ushtri e sulmoi Shqipërinë dhe e rrethoi Shkodrën. Ekipi mjekësor kishte një numër të madh të britanikëve që kishin ardhur t’i ndihmonin kësaj ushtrie, për shkak të dashurisë që kishin për Malin e Zi dhe Serbinë.
Në tërë librin nuk ka asnjë shënim për masakrat që kjo ushtri ekzekutoi ndaj shqiptarëve. Malazezët dhe ushtria e tyre paraqiten si shumë të kulturuar, kurse e keqja apo primitivët janë shqiptarët dhe otomanët.
Natyrisht që Joyce Cary nuk i ka patur sytë e Durhamit, Trockit dhe gazetarëve tjerë britanikë që i panë masakrat.
Ky libër nuk është i vetmi i kësaj natyre. Asnjë të keqe nuk ka në këtë libër, edhe pse autori ka qenë i angazhuar në luftën dhe në anën që shkaktoi masakra të papara deri atëherë. Lexuesit naiv do t’i krijohej përshtypja që autori ka qenë në një ekskursion gazmor e jo në një luftë që prodhoi masakra.
Megjithatë, duhet ta falënderojmë autorin për mënyrën se si e ka përfunduar librin. Këto janë fjalët përmbyllëse të librit: “Nëse ky libër është dëshpërues, duhet të jetë i tillë pasi që në të ka shumë ushqim dhe pak incidente – shumë e ngjashme me jetën e cila është dëshpëruese për të njëjtën arsye”.
Çfarë idioti, do të thoshte gjithkush (me arsye) për këtë ‘njeri’.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fjalët e fundit që shkrimtarët e mëdhenj shqiptarë i thanë para vdekjes

Thënie për përkthyesit
Historia e “afro-shqiptarëve”

Konventat u hodhën në erë për të krijuar diçka nga mbetjet: Jean-Luc Godard mbi filmin që ndryshoi kinemanë

Ibrahim Kodra, piktori që edhe firma i mbetet vepër arti

Lindja e xhonturqve dhe roli i shqiptarëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje