Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e fundit para përballjes me Rumaninë të martën mbrëma me fillim nga ora 20:45.

Megjithatë vetëm portieri Arijanet Muric nuk ka stërvitur në stadiumin Arena Nacionala në Bukuresht në stërvitjen e fundit që ka mbajtur Kosova.


Muric është padiskutim portieri më i mirë që ka Kosova dhe një nga më të rëndësishmit e trajnerit Primoz Gliha.

Arijanet Muric 1

Telegrafi merr vesh edhe arsyen se pse Muric nuk ka stërvitur sot dhe nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim.

24-vjeçari ka qenë i sëmurë dhe ka pasur temperaturë dhe për këtë arsyeje së bashku me stafin teknik është vendosur që ai mos të stërvitet ditën e sotme.

Gjithsesi Telegrafi merr vesh brenda burimeve në kampin e Përfaqësueses  së Kosovës se nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe se Aro Muric pritet të jetë titullar ditën e nesërme.

Trajneri Primoz Gliha nuk ka dashur të rrezikojë me portierin shtatlartë dhe për këtë arsyeje së bashku me stafin kanë vendosur që ai të mos stërvitet ditën e sotme.

Aro pritet të jetë në portë nëse gjendja e tij vazhdon të jetë stabile dhe nëse nuk përkeqësohet.

Muric është pjesë e Kosovës që nga viti 2018 derisa deri më tani ka zhvilluar 33 ndeshje me fanellën dardane. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app