Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka miratuar një rregullore që thekson se e vetmja valutë e vlefshme për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin kombëtar të pagesave në Republikën e Kosovës është euro. Kjo do të thotë se nga 1 shkurti, përdorimi i dinarit serb do të ndalohet.
I ftuar në TV Dukagjini, ekonomisti Erton Bega tha se ky vendim i BQK-së është i duhur dhe do të sjellë dobi ekonomike dhe politike për vendin.
Bega theksoi se komunat me popullsi shumicë serbe, tashmë do të detyrohen që valutat e dinarit t’i kthejnë në euro. Kjo, sipas tij, mund të bëhet në këmbimore legale dhe në banka të Kosovës. Sipas tij, shteti ynë pastaj do të ketë informacione se sa para futen nga Serbia në Kosovë për popullsinë lokale serbe.
“Një biznes që bën shitje me dinar, konsiderohet vepër penale, që sanksionohet me kodin penal të Kosovës… reagimet janë politike të Serbisë. Për qytetarët nuk është i vështirë këmbimi. Në ato zona ku transformohet nga dinar në euro, mund të ketë inflacion. Zakonisht gjithmonë transformimi i valutave në lokacione të caktuara përcjellët me inflacion, sepse bizneset kur e bëjnë barazimin e çmimeve bëjnë duke i ngritur çmimet jo duke i zvogëluar”
“Reagimet tjera janë politike. Sepse kjo ia pamundëson Serbisë dërgimin e mjeteve financiare për serbët e Kosovës, të cilat sillen rreth 100 milionë euro për skema sociale e pensionale. Ata duhet këto para t’i konvertojnë në këmbimore dhe banka. Në këtë rast shteti do të kishte të dhëna sa para hyjnë nga Serbia. Në situatën aktuale nuk ka asnjë të dhënë”, tha ai.
Sipas Begës, miratimi i kësaj rregulloreje nga BQK-ja është “përpjekje për ta zbatuar ligjin edhe në komunat veriore të Kosovës.
Ai theksoi se përdorimi i dinarit i sjell Kosovës mjaft dëme financiare.
“E shoh përpjekje për të zbatuar ligjin në komunat veriore. Në mesin e hapave që o kanë parë është eliminimi i dinarit serb si mjet i pagesës në ekonominë e Kosovës. Kjo pastaj komplet zhvillohet në mënyrë informale dhe dëmet që i shkaktohen ekonomisë nga zbatimi i një valute vendore mund të jenë të mëdha, qoftë në aspektin ekonomik dhe zhvillimit të kriminalitetit. Shteti që nuk ka një kontrollë të qarkullimit të parasë ekspozohen ndaj fenomeneve të ndryshme që kanë të bëjnë me shpërlaje të parave”, tha ai.
Ndryshe, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë këtë vendim, të konsultohet me komunitetet e prekura, t’i përgjigjet shqetësimeve të shprehura nga bashkësia ndërkombëtare dhe të ofrojë kohë të mjaftueshme që vendimet e saj të zbatohen në mënyrë që të zbutet ndikimi që ato vendime do të kenë te qytetarët.
Banka Qendrore e Kosovës ka sqaruar se Rregullorja në fjalë nuk kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në euro në bankat e licencuara dhe as nuk ndalon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri