Parashikimet e Bankës Botërore se ekonomia e Maqedonisë këtë vit nuk do të ketë rritje më të lartë se 2.8 për qind, sipas ekspertëve, është reale e madje mund të jetë edhe më e ulët sesa përqindja e paraparë nga ky institucion botëror bankar.
Nëse realizohen ky parashikim i Bankës Botërore, Maqedonia do të ketë rritjen më të ulët ekonomike në krahasim me vendet e rajonit. Dy javë më parë Banka Popullore e Maqedonisë kishte parashikuar rritje jo më të lartë se 2.5 për qind.
Ekspertët thonë se kjo është pasojë e krizës së thellë politike në dy vitet e fundit, por kapërcimi i saj sipas tyre ka evituar edhe më të keqen, rrezikun e futjes së vendit në recesion.
“Mendoj se jemi në rrugë që të mos futemi në recesion duke marrë parasysh se buxheti ka filluar të funksionojë, një pjesë e ekonomisë ka nisur të lëviz, në disa pjesë kanë hyrë para të freskëta. Unë, personalisht, pres që pas kapërcimit të krizës politike, e cila rrezikonte gjithçka në shtet, ekonomia të rikthehet në binarët e mëkëmbjes”, thotë Sllobodan Najdosvski, njohës i çështjeve ekonomike.
Maqedonia, në disa raporte është paraqitur si ekonomi stabile dhe me ligje të mira si në atë të Bankës Botërore “Të bërit biznes”, por sipas ekspertëve, raportet e tilla nuk pasqyrojnë realitetin në Maqedoni, ku pavarësisht vlerësimeve pozitive, vendi shënonte regres në të gjitha fushat e ekonomisë.
Kjo, sipas tyre, më së shumti kishte të bënte me mungesën e stabilitetit politik dhe të shtetit ligjor, që binin ndesh me vlerësimet e raportit të tillë. Pasojat e krizës do të ndihen edhe një periudhë të gjatë, thotë Zoran Ivanovski, profesor i Ekonomisë në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhment.
“Vlerësoj se ka gjasa reale që ekonomia e Maqedonisë të shënojë rritje, por kuptohet se rritja do të jetë më e ulët se parashikimet e Qeverisë prej mbi tre për qind dhe unë mendoj se ajo mund të jetë rreth dy për qind. Qeveria e re besoj se do t’u përkushtohet seriozisht çështjeve ekonomike, investimeve kapitale”.
“Kjo do të nxiste edhe kompanitë vendore që të nisin me realizimin e projekteve të tyre që pa dyshim se do të ishin një stimul për ekonominë e shkatërruar viteve të fundit. Pra, fokusi të vihet te biznesi privat, i cili duhet të inkurajohet, të jetë i motivuar dhe i lirë që të investojë më shumë”, vlerëson Ivanovski.
Arben Halili, ekspert i ekonomisë dhe ish-drejtor i Zonës së lirë ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, thotë se masat e qeverisë duhet të jenë të gjithanshme, por para së gjithash në konsolidimin e institucioneve.
“Ajo çfarë duhet bërë tani, në këtë gjendje në të cilën ndodhemi, është që të bëhet një stabilizim i përgjithshëm politik, sigurisht i shoqëruar edhe me reforma që shpesh mund të jenë edhe të dhimbshme”.
“Padyshim se realizimi i reformave duhet të përfshijë sistemin gjyqësor dhe njëkohësisht edhe funksionalitetin e të gjitha institucioneve, të cilat në mënyrë të veçantë janë të lidhura me bizneset. Pra, jo vetëm të hapeshin vende të reja pune por targeti apo orientimi duhet të jetë drejt rritjes së prodhimtarisë, rritjes së shërbimeve dhe të mjeteve financiare”, thotë Halili.
Veç kësaj, sipas ekspertëve, Qeveria e re duhet të përballet edhe me borxhin e shtetit që ka arritur në më shumë se 5 miliardë euro, apo mbi 45 për qind të Prodhimit Bruto Vendor.
Qeveria e drejtuar nga Zoran Zaev si prioritet kryesor të punës së saj ka tri shtylla kryesore, kthimin e normalitetit në vend, sundimin e ligjit dhe të shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik si dhe integrimin euroatlantik të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë