Ekipi i famshëm NiP ka krijuar ekipin e tyre të femrave në CS:GO

NiP ka njoftuar se kanë nënshkruar me ekipin e tyre të ri të CS:GO për femra, i cili do të udhëhiqet nga Tilde "7licious" Byström.
Së bashku me kapitenen pjesë e ekipit do të jetë edhe bashkë-lojtarja e saj nga ekipi i kaluar CPH Flames, Jennica "jenkon" Sjögren.
Ekipit do t’i bashkohen edhe treshja që më herët ishin pjesë e ekipit GODSENT fe, Thea "pullox" Evensen , Marita "Minnie" Siljan Sørensen dhe Mayline-Joy "ASTRA" Champliaud.
Treshja e ish- GODSENT fe konkurroi në sezonin e parë të ESL Impact, duke humbur për pak kualifikimin në finalet e LAN prej 123,000 dollarësh dhe ishin pjesë e ESL Impact Valencia.
Ekipi i ri i NiP do të bëjë debutimin e tyre në Divizionin Evropian të ESL Impact, i cili fillon më 8 shtator, ku do të luftojnë mes tetë skuadrave për një nga dy vendet në finalet e LAN, që do të mbahen në Jönköping të Suedisë në nëntor. /Telegrafi/




































