Ekipi i CS:GO Godsent e ka vendosur në stol lojtarin e tyre 'felps'

Joao "felps" Vasconcellos do të jetë jashtë aksionit për disa muaj për shkak të arsyeve personale.
Ekipi i Godsent ka njoftuar për largimin e 'felps' nga formacioni aktiv i tyre, që siç duket arsyeja kryesore janë problemet e tij personale dhe shëndetësore, këtë e ka konfirmuar edhe vet ai.
Lojtari, i cili i ishte bashkuar ekipit me lojtarët e tjerë para një viti, siç duket i duhet të qëndrojë jashtë aksionit për një kohë të pacaktuar.
Skuadra braziliane, e 23-ta në renditjen botërore, kohët e fundit nuk ka shfaqur rezultate edhe aq të mira, ku së fundmi nuk kanë arritur që të kualifikohen për në fazën tjetër të PGL Major Antwerp Amerika RMR.
Ekipi i GODSENT është pjesë e turneut të ESL PRO League në Gjermani për momentin, kurse ndeshjen e parë do ta zhvillojnë kundër ekipit Movistar Riders me datën 23 mars, ku ekipi do të luajë në mungesën e 'felps'.
Në vend të tij, në rolin e zëvendësuesit sipas dust2.us do të vijë lojtari brazilian Henrique "HEN1" Teles, por kjo ende nuk është konfirmuar nga ekipi.
GODSENT për momentin ka këtë përbërje:Epitacio "TACO" nga Melo Eduardo "dumau" Wolkmer Bruno "latto" Rebelatto Bruno "b4rtiN" Câmara
/Telegrafi/














































