Për aplikimin e reduktimeve me energji elektrike, shoqëria civile, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe opozita sot kritikuan ashpër Qeverinë e Kosovës për keq menaxhim të krizës energjetike dhe për mos veprim adekuat.
Të njëjtit kërkuan nga ekzekutivi me urgjencë të ndërmarrë masa adekuate që të mos vijë deri te vazhdimi i ndërprerjeve të energjisë elektrike, siç është paralajmëruar nga KEDS 6 orë me rrymë dhe 2 orë pa rrymë.
Drejtori në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) Burim Ejupi thekson se fajin për mos furnizim të rregullt me energjie elektrike, e bart kryesisht kryeministri Albin Kurti.
Ejupi thotë për KosovaPress se reduktimet që nisen sot nga KEDS, janë edhe si rrjedhojë e shpalljes së gjendjes emergjente për energji nga Kuvendi i Kosovës propozuar nga ekzekutivi. Ai thotë se po të mos kishte gjendje emergjente, KEDS-KESCO nuk do të kishin të drejtë të aplikonin reduktime.
“Pse kemi tash reduktime? Kjo është si pasojë e votimit në Kuvendin e Kosovës për shpalljen e gjendjes emergjente energjetike të propozuar nga qeveria e Kosovës. Kjo emergjencë i ka mundësuar edhe KESCO-s që varësisht prej nevojave të prodhimit dhe politikave që i bëjnë akterët në fushën e energjisë, të ketë edhe reduktime të energjisë. Sot këto reduktime veç kanë filluar, se kush është fajtor? Fajtor është ai që është në krye. Edhe meritat edhe fajin duhet ta marrë ata që janë në krye të qeverisë, pasi që nuk kanë bërë asgjë. Qytetarët e Kosovës në mes të muajt gusht pas 12 vjetëve mbesin pa rrymë. Sot ne është dashur dy orë me mbyll zyrën për shkak se patën energji elektrike. Dihet se shumica e bizneseve në Kosovë janë të varur nga furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thotë ai.
Ndërsa, koordinatorja në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Qendresa Ibrahimi thotë për KosovaPress se reduktimet e energjisë elektrike në këtë kohë të rëndë për bizneset, do t’i dëmtonin në masë të madhe ato dhe pasojat do të jenë në humbjen e tregut si brenda ashtu edhe jashtë vendit si dhe në humbjen e vendeve të punës.
Ibrahimi thotë se Dhoma e Tregtisë ashtu edhe siç ka kërkuar edhe më herët, kërkon që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa paraprake dhe KEDS të furnizojë 24 orë më energji elektrike bizneset, dhe me urgjencë të ndërmarrë masa adekuate që të mos vije deri te vazhdimi i ndërprerjeve të energjisë elektrike, siç është paralajmëruar nga KEDS-i 6 orë me rrymë dhe 2 orë pa rrymë.
“Ne konsiderojmë se është shumë e dëmshme për gjithë qytetarët e në veçanti për bizneset, duke marrë parasysh faktin nuk mund të bëhen planifikimet e prodhimit ditor dhe organizimit të punës gjatë ditës duke u ballafaquar me reduktime të tilla. Ne si Odë vazhdimisht kemi kërkuar edhe në takimet me institucionet, po ashtu kemi përcjellë edhe shkresa te kryeministri Kurti dhe ministrja e Ekonomisë që të mundësohet blerja e energjisë elektrike nga prodhuesit vendor. Kjo për faktin se çmimet e energjisë elektrike janë shumë të larta sidomos fermerët dhe investitorët e ndryshëm në vendin tonë të cilët kanë investuar në panelet solare prodhojnë energji elektrike, mirëpo të njëjtën nuk mund ta shesin për shkak se ZRRE-ja një gjë të tillë nuk e lejon, andaj, ne kemi kërkuar që të mundësohet blerja e energjisë elektrike duke qenë se varemi kryesisht nga importi dhe një gjë e tillë do të ndikonte sa do pak që të krijohen lehtësira në këtë kohë të krizës”, thotë ajo.
Drejtori në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), Ejupi ka thënë po ashtu se Qeveria ishte dashur ta zbatojë vendimin për 90 milionë euro ndaj KESCO-s.
“Është dashur po atë ditë që janë zotuar të alokohen mjetet. Është vendimi një ditë para vendimit të ZRRE-së, qeveria ka marrë vendim t’i ndajë 90 milionë euro KESCO-s. Sipas atij vendimi, unë kam pritur që këto mjete i shkojnë KESCO-s të nesërmen. Është vendim i qeverisë. Sot qytetarit të Kosovës nuk i intereson kush është fajtor, atij i intereson sot 2 orë s’ka me pasur energji elektrike”, thotë ai.
Ejupi po ashtu ka thënë se nuk ka asnjë iniciativë nga Qeveria tash e një vit rreth krizës energjetike dhe nuk ka një plan për eficiencë të energjisë dhe për subvencionimin e saj për ta zbutur krizën energjetike.
Ndërsa, sipas Ministrisë së Ekonomisë, institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e akterëve të furnizimit me energji, janë duke marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit.
Ministria e Ekonomisë kërkon nga të gjithë që të kursehet në maksimum. Prodhimi ditor i KEK-ut është rreth 507 MWh, ndërsa kërkesa për konsum është deri në 750 MWh. Çmimi në bursën hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MWh.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe