Mbrëmë (21 shkurt) janë bërë bashkë të gjithë ish-banorët e Big Brother VIP për të festuar deri në orët e vona përfundimin e spektaklit.

Në rrjetet social janë postuar imazhe e video të ndryshme nga vetë protagonistët, ndërsa të gjithë shkëlqenin me dukjen.


Teksa dukej që hatëmbejtet i kanë lënë prapa krahëve, ish-banorët u argëtuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Screenshot 1gdfgd Foto: Dojna Mema/Instagram

Ndërsa, vëmendje morën edhe çifti i  krijuar brenda shtëpisë së BB VIP, moderatroja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz.

Të dy ata dukeshin elegant, Einxhel mahnit në të bardhë, ndërsa Dagz në kostum me ngjyrë të zezë.

uyuiyuiyu Foto: DJ Dagz/Twitter

Ndërsa, nuk ka munguar edhe një dedikimi dashurie nga ana e DJ Dagz për parteren e tij.

“Unë jam fituesi absolut”, ka shkuar në foton që ndau me fansat në Twitter.

Çifti i ri që po shijojnë romancën edhe pas daljes nga shtëpia e famshme, në pamjet e postuara në rrjetet sociale shihen të pandashëm teksa ndanin puthje e përfaqim me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, kujtojmë që ndryshe prej DJ Dagz që u eliminua disa janë para finales, Einxhel ishte një nga katër finalistët e fundit. /Telegrafi/