LAJMI I FUNDIT:

Egzon Kryeziu ndërron jetë në Stamboll, nëntë muaj pas aksidentit

Egzon Kryeziu ndërron jetë në Stamboll, nëntë muaj pas aksidentit

I riu Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë në orët e mesnatës në Stamboll, ku po trajtohej pas një aksidenti të rëndë komunikacioni.

Lajmin e ka bërë të ditur vet babai i tij përmes një postimi në Facebook.


“Ju njoftoj me pikëlim te thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërrojë jetë pas 9 muaj luftimit me plagët të marra nga aksidenti i rëndë. I falenderojmë të gjithë të cilët kanë ndihmuar për tu shëruar. Për ditën e varrimit ju njoftojmë me kohë. Familja Kryeziu”, ka shkruar Kryeziu.

Pak ditë më parë babai i Egzon Kryeziut kishte kërkuar ndihmë nga qytetarë që ta ndihmojnë financiarisht për shërim e djalit të tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se djali i tij Egzoni, ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku gjatë vitit 2018, dhe se ai është duke u mjekuar në Turqi, ku edhe iu ka nënshtruar gjashtë intervenimeve kirurgjike në kokë, të gjitha këto intervenime kanë kushtuar rreth 230 mijë euro.

Të gjitha lajmet nga Egzon Kryeziu
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Egzon Kryeziu

Më tej thotë se edhe shtëpinë e ka nxjerrë në shitje por që ende nuk i është shitur, duke shtuar se do ta vë në shitje edhe veshkën në mënyrë që ta shërojë djalin e tij.

Aksident i rëndë komunikacioni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humbin jetën dy punëtore të një banke dhe dy të lënduar
Lexo po ashtu Aksident i rëndë komunikacioni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humbin jetën dy punëtore të një banke dhe dy të lënduar

Egzon Kryeziu, 27 vjeçar nga Prishtina, bashkë me kolegun e tij të punës Valon Qela 29 vjeçar nga Mitrovica dhe morën lëndime shumë të rënda trupore në një aksident komunikacioni, i cili kishte ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë, në janar të 2019-së. /Telegrafi/