Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Egzon Kelmendi-Elkosi, ka mbajtur një tubim me të rinjtë e Pejës në kuadër të para fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Ngjarja, e cila u karakterizua nga një atmosferë energjike dhe argëtuese, ishte më shumë se një mbrëmje festive.


a3604553 c9f9 4ced b8c8 3d268ba58bad

89dc5104 f496 44c0 87bc 42a1daabe334

Kelmendi ndau vizionin e tij për një Kosovë të zhvilluar, ku të rinjtë luajnë një rol qendror në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur.

265c22e4 d0dd 42d0 a10d 47ff8b597f5e

Në fjalimin e tij, Kelmendi vlerësoi energjinë dhe potencialin e të rinjve, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrje:

“Të rinjtë janë forca jonë kryesore. Vizioni ynë për Kosovën nuk mund të realizohet pa angazhimin e tyre aktiv dhe idetë e tyre kreative. Së bashku, mund ta çojmë vendin tonë përpara”, ka deklaruar ai.

Të pranishëm në tubim ishin edhe figura të njohura nga AAK, si Ali Berisha e Daut Haradinaj.

"Ali Berisha dhe krejt rinia e Pejës në përkrahje të kandidatit të AAK-së për Kuvendin e Kosovës, Egzon Ramiz Kelmendi -Elkos. Egzoni dhe kjo familje po e jetësojnë ëndrrën e kosovarëve se në Kosovë ka shpresë", ka shkruar Haradinaj.

8528c7fa 4704 4996 af8b ee3e7c3636a8

Të rinjtë që morën pjesë në këtë tubim u shprehën të entuziazmuar për mundësinë për të ndarë mendimet e tyre me një përfaqësues të ardhshëm në Kuvendin e Kosovës.

Tubimi u mbyll me një atmosferë pozitive, duke lënë të rinjtë me shpresë dhe besim në vizionin e Kelmendit për të ardhmen.

8848fa95 4f1a 46e0 a4bf bbea1e7d357b

74893958 12f1 4c1d b366 009a4db555fb

c7ce1973 de4e 4273 a7a4 864cacfa5d75

c27dcff3 0e0f 4c81 913c 821d8859a1ad