Egzon Bejtullai është kthyer te Shkëndija duke nënshkruar kontratë trevjeçare. Lajmi është konfirmuar nga klubi tetovar.
Mbrojtësi që e përfaqëson Maqedoninë e Veriut, kishte qëndruar për gjashtë sezone (2013-2019) te kampioni, ndërsa në janar të këtij viti u transferua në Suedi te Helsingborgs IF.
Mirëpo, përkundër dëshirës për ta provuar veten jashtë vendit, 26-vjeçari vendosi ta ndërpriste kontratën për shkaqe familjare.
Gjatë periudhës së kaluar te Shkëndija, Bejtullai ishte pjesë e sukseseve më të mëdha në historinë e klubit, duke fituar dy tituj kampion, dy trofe të Kupës, ndërsa ishte në mesin e lojtarëve kryesorë edhe në sukseset në Kupat e Evropës, ku kuqezinjtë në vitet 2016, 2017 dhe 2018 tri herë rresht arritën në fazën ‘play off’ të UEFA Europa League. Paralel me sukseset me Shkëndijën, ai u bë pjesë standarde e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
“Edhe pse e dija se një ditë do të kthehesha, kurrë se kisha menduar se do të ndodhte kaq shpejt. Jam i emocionuar. Tetova dhe Shkëndija janë shtëpia ime dhe jam i entuziazmuar që kthehem këtu për të veshur sërish fanellën kuqezi”.

“Jo aspak, për mua gjithmonë Shkëndija ka pasur përparësi. Edhe pse kisha oferta edhe nga jashtë, përfshi edhe vendet fqinje si Kosova dhe Shqipëria, synimi im ishte të qëndroj sa më pranë familjes dhe për atë shkak jam kthyer këtu për të qenë sa më afër familjes”.
“Dëshira dhe synimi për suksese të reja gjithmonë janë të pranishme. Çdo lojtar ku do që të shkojë, qoftë nëse kthen në klubin e tij amë apo kalon në ndonjë klub tjetër, ekziston dëshira për të fituar sa më shumë tituj, sa më shumë suksese si në Evropë, si në kampionat për lojtarin asnjëherë nuk janë pak. Gjithmonë kërkohet më shumë”.
“Mendoj se viteve të fundit Shkëndija gjithmonë ka qenë pretendent për titull edhe pse sezonin e fundit të ndërprerë para kohe rezultatet nuk ishin sipas pritjeve. Mendoj se duhet nga ne lojtarët të ngrihet niveli i performancave edhe më shumë për të arritur sukseset që kërkon klubi”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë