Ylli i “High School Musical”, i cili luan krahas aktorit Matthew Perry në filmin e ardhshëm “17 Again”, thotë se ai nuk ka kohë për të ndjekur klubet dhe më shumë preferon të qëndrojë në shtëpi dhe të praktikojë vargjet.

“Së fundi kam punuar shumë, andaj vërtet nuk dal askund gjatë të premtes mbrëma. Qëndroj brenda dhe praktikoj skenat e mia për ditën e ardhshme. Por kur gjej ndonjë kohë të lirë zakonisht dal me shokët, shokët e afërt”, ka thënë Efron.