LAJMI I FUNDIT:

Efendi Rexhepi: Gëzohuni për ditën e shpërblimeve (Video)

Efendi Rexhepi: Gëzohuni për ditën e shpërblimeve (Video)

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni Sulejman ef. Rexhepi ka dërguar urim deri tek të gjithë besimtarët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Të dashur besimtarë! Vëllezër e motra! Le ta falënderojmë vetëm Krijuesin tonë i Cili na e mundësoi që të kalojmë edhe një Ramazan, një Muaj të shenjtë, duke përjetuar kënaqësi të papërshkrueshme të cilat arrihen vetëm në ibadete e lutje, në agjërim, duke e vënë në sprovë besimin, duke ngadhnjyer mbi tundimin dhe duke bërë vetëm vepra humane, të denja për një mysliman të devotshëm.

Në këtë muaj erdhi e mira e njerëzimit, zbriti drita, u hap mendja, u urdhërua mëshira dhe bamirësia, mori formë dashuria dhe respekti, zbriti kodi i paqes dhe mirëqenies. Prandaj, ky muaj gjithnjë duhet të shënohet, duhet që të përjetohet me tërë qeien tonë, duhet ta madhërojmë duke i kryer të gjitha ibadetet që janë karakteristikë e ktij Muaji të shenjtë.


Duke iu përkushtuar ibadeteve, ne, në fakt, jemi më pranë Zotit tonë, i Cili na e lehtëson përjetimin e kësaj kënaqësie duke i mbajtur nën pranga djajtë dhe larg nesh çdo gjë tjetër që mund të na tundojë e të na e zvogëlojë durimin. Kjo kënaqësi kulmon në ditën e Fitër Bajramit! Me këtë shpirt të pastër, solemnisht mund ta nisim festën e Bajramit të Ramazanit, duke e marrur ngryrk njëri-tjetrin, vëllai vëllanë, motra motrën, fëmija prindin, fqiu fqiun, duke mos e harruar skamnorin, atë që ka nevojë, jetimët e bonjakët. Kështu do të jemi më humanë dhe më të ndërgjegjshëm për të mirat e Zotit që na i ka dhuruar.

Muhamedi a.s. për ditën e Bajramit thotë: “Në ditën e Fitër Bajramit engjëjt qëndrojnë në çdo skaj të rrugës dhe thërrasin: “O besimtarë, shpejtoni te Zoti i juaj Fisnik, sepse Ai ofron të mirat e Tij të pakufishme, shpërblenë me dhurata më të mira. Për shkak se ju urdhëroi për falje gjatë natës e ju atë e bëtë, ju urdhëroi të agjëroni ditën, e ju këtë e bëtë. E respektuat Zotin tuaj, andaj pranoni dhuratat e juaja.

Pas përfundimit të namazit të Bajramit, një thirrës thërret: “Zoti i juaj ua fali gabimet, andaj kthehuni të gëzuar në familjet e juaja, sepse kjo është ditë e dhuratave, gjithashtu kjo ditë edhe në qiej konsiderohet ditë e shpërblimeve”. Bësimtarë të dashur, me fat dhe ju qoftë për hajër Fitër Bajrami! Paçit bekimin e Zotit Mëshirëplotë”. /Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori