LAJMI I FUNDIT:

Efekti Juanma Lillo te Manchester City – krahu i djathtë i Pep Guardiolas që rregulloi problemet në mbrojtje dhe ndihmon në leximin e situatave të vështira

Efekti Juanma Lillo te Manchester City – krahu i djathtë i Pep Guardiolas që rregulloi problemet në mbrojtje dhe ndihmon në leximin e situatave të vështira

Pas fitores së Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Monchengladbach të mërkurën, Pep Guardiola u pyet se cila ishte arsyeja kryesore e suksesit të skuadrës së tij pasi ka marr 19 fitore në 19 ndeshje.

Pep u përgjigj  duke thënë se City ka mundësi të harxhojë shumë para për të blerë shumë lojtarë të jashtëzakonshëm, duke shtuar se gjithmonë fitojmë për shkak të parave, kjo është mënyra.

Por këto fjalë nuk mund të merren si fakte. City nuk ka humbur për 26 ndeshje – 23 fitore dhe tre barazime – duke shënuar 61 gola dhe duke pësuar vetëm shtatë.


Ata duket se do të fitojnë Ligën Premier, janë 10 pikë larg Manchester United dhe duken të jenë skuadra më e fortë në Evropë për momentin.

Deri më 21 nëntor, City ishte dobët. Ata humbën 2-0 nga Tottenhami i Jose Mourinhos dhe kishin rezultate të tmerrshme në Ligën Premier.

City ka shpenzuar shumë para, po. Tani është mbrojtja e tyre që janë përmirësuar shumë. Guardiola ishte i shqetësuar në fillim të këtij sezoni që skuadra e tij humbiste shumë raste goli, por kjo tani është zgjidhur.

Ka një emër prapa përmirësimeve të tyre mbrojtje: Juanma Lillo.

Kur ai u bashkua me stafin e Guardiola në verë. Lillo, një mik i ngushtë i Guardiolas, konsiderohet një autoritet i padiskutueshëm për pozicionimin.

Atij iu dha një detyrë shumë specifike – për të zvogëluar numrin e rasteve në mbrojtjen e tyre.

“Juanma na ka ndihmuar shumë. Pa ndikimin e tij do të ishte e pamundur të ishim këtu ku jemi”.

“Ai ka një sens të veçantë për të parë gjëra që unë nuk i shoh, ose për të lexuar situata që janë të vështira për mua”, kishte thënë Guardiola.

Sot, City është një makinë e përsosur me aspirata për të fituar gjithçka, dhe kjo falë Guardiolas dhe Lillos gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori