LAJMI I FUNDIT:

Edvin Kuc tregon arsyen pse u largua nga Ballkani: Nuk më ka mbetur asgjë peng nga futbolli kosovar

Edvin Kuc tregon arsyen pse u largua nga Ballkani: Nuk më ka mbetur asgjë peng nga futbolli kosovar

Edvin Kuc u largua nga Ballkani pas pesë viteve e gjysmë të kaluara te skuadra kampione e Kosovës.

Mesfushori shqiptar me pasaportë malazeze karrierën do ta vazhdoj me skuadrën nga Azerbajxhani, Neftçi Baku.

Ai tanimë ka nisur përgatitjet për sezonin e ri me Neftçin, derisa në një lidhje direkte me Radio Dukagjinin ka folur për aventurën në Azerbajxhan.


Kuç deklaroi se u largua nga Ballkani për të marrë një kontratë më të mirë pasi tanimë është në pjesën e fundit të karrierës së tij si futbollist.

“Me të thënë të drejtën 30 vjeçar dhe me Ballkanin kam fituar të gjitha dhe erdhi koha që të mendojë për ekzistencë dhe për familje”.

“Kur vjen në përfundim të karrierës duhet me menduar për më shumë për familjen dhe për të gjitha. Falë Zotit me Ballkanin ka shkuar gjithçka super duke fituar trofetë dhe jam larguar si kampion”.

“Nuk më ka mbetur asgjë peng nga futbolli kosovar, pasi me Ballkanin kam kaluar super. Më kanë ndihmuar njerëzit në klub në qytet dhe kamë bërë shumë miq dhe ky është fitimi më i madh për mua”, deklaroi ndër të tjera Kuç. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse nuk ka vazhdime në çerekfinale apo gjysmëfinale të Copa America?

Pse nuk ka vazhdime në çerekfinale apo gjysmëfinale të Copa America?

Përfaqësueset
Ylli i Anglisë pranon se është 'i mërzitur' me rolin e tij nën urdhrat e Southgate në Euro 2024

Ylli i Anglisë pranon se është 'i mërzitur' me rolin e tij nën urdhrat e Southgate në Euro 2024

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
U kërkua nga skuadrat më të mëdha, Dybala merr vendimin për të ardhmen e tij

U kërkua nga skuadrat më të mëdha, Dybala merr vendimin për të ardhmen e tij

Serie A
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori