Mesfushori sulmues, Edon Zhegrova e ka kompletuar transferimin te Basel si huazim me opsion blerje.

Lojtari është huazuar te Baseli për një vit e gjysmë nga Genk. Ai ka zgjedhur fanellën me numrin 30-të.


“Jam shumë i emocionuar pasi është një ekip i ri për mua, një jetë e re për mua”.

51133985 2084911391585463 5399392323412951040 o Drejtori sportiv i Basel, Streller dhe Zhegrova

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubit të madh, klubi më i madh në Zvicër. Për mua është e madhe dhe do ta bëjë më të mirën, të ndihmoj sa më shumë që mundem që t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.

“E kam zgjedhur Baselin, pasi këtu kanë luajtur shumë lojtarë të mëdhenj. Është një mundësi e madhe që të luaj këtu.

Lojtari i parë me të cilin është takuar është Albain Ajeti, i cili po ashtu është shqiptar.

“A jeni takuar me ndonjë bashkëlojtarë? Po, aspo jam takuar me Albianin (Ajetin), i cili po ashtu vjen nga vendi im. Jam i emocionuar që do t’i takoj edhe bashkëlojtarët e tjerë”, ka thënë Zhegrova në intervistën e parë për klubin.

Kosova Azerbeigjani foto Ridvan Slivova 82 Edon Zhegrova (Foto Ridvan Slivova.Telegrafi)

Ai në ekip do ta ketë edhe Taulant Xhakën që  është ndër më të vjetrit në këtë klub.

Zhegrova ka debutuar me Përfaqësuesen e Kosovës dhe shihet si njëri prej lojtarëve me perspektiv në vendin tonë.  /Telegrafi/

telegrafi sport app