Basketbollisti Edon Maxhuni ishte protagonist në fitoren e Finlandës ndaj Francës me rezultatin 83:76, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027, në ndeshjen e luajtur të hënën në Espoo.

Maxhuni shënoi 20 pikë në vetëm 17 minuta lojë, duke treguar një saktësi të lartë në tentimet për tre pikë dhe një pikë, ndërsa realizoi pesë nga tetë tentimet për dy pikë.


Basketbollisti kishte paraqitja të mira edhe në Eurobasket, ku me Finlandën zuri vendin e katërtë.


Për Finlandën luajti edhe basketbollisti i Trepçës, Mustapha Amzil, i cili kontribuoi me tetë pikë dhe pesë kërcime gjatë 19 minutave në fushë.

Kjo fitore vjen pas humbjes së Finlandës ndaj Hungarisë të premten, duke i lënë ata me një fitore dhe një humbje në kualifikime. /Telegrafi/

telegrafi sport app