Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi në emisionin “Përballje” me kryeredaktorin e Telegrafi.com, Muhamet Hajrullahu kanë zhvilluar një bisedë për dialogun Kosovë-Serbi, Propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve, për aspektet pozitive e negative të tij si dhe për pritshmëritë e fazës finale.
Harxhi tha se pikat e Propozimit evropian i kanë disa aspekte problematike, kryesisht pika 10 e saj. Ajo tha se rolin e opozitës së Kosovës në këtë proces nuk e sheh si problem pasi siç tha ajo “opozita është në të drejtën e saj të thotë çfarë të dojë”.
Sipas saj, kryeministri Albin Kurti me partinë e tij kanë ardhur në pushtet me premtimin se “Zajednica” nuk do të kalojë.
E që sipas saj, këtë premtim Kurti nuk është duke e mbajtur.
“Në këtë rast unë nuk mendoj që opozita e Kosovës është kundër Asociacionit apo Planit franko-gjerman. Besoj që opozita e Kosovës është pro, madje ka qenë më shumë pro planit franko-gjerman dhe Asociacionit se sa Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje”.
“Shqetësimet janë fare normale mendoj unë, që ata e kundërshtojnë në këtë rast që ‘ju se keni mbajt premtimin e Zajednicës, si po shkoni tani që të kërkoni e të thoni që do të bëhet kjo marrëveshje’. Asociacioni do të bëhet në bazë të Planit franko-gjerman, ‘kur ju keni dal publikisht keni marrë votat e gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Kosovës, pikërisht me fjalën që ne kundërshtojmë Zajednicën’”, ka thënë Harxhi në “Përballje”.
Tutje ajo shtoi se Kurti para se të qeverisë kishte deklaruar se dialogu do të jetë pika e gjashtë e prioriteteve të tij, e tash siç u shpreh Harxhi Qeveria e Kosovës e ka vendosur në pikën 1 dhe 2.
“Për këtë arsye mendoj që është në natyrën e opozitës që të bëj lojëra të tilla politike. Nuk ka nevojë me i ra shumë në qafë. E ka dhe për negocim politik. Po i shihni këto ditë po bëjnë disa takime jashtë vendit, në Francë, Amerikë, Gjermani. Janë disa aktivitete që po i bën opozita, që të tregoj që është një opozitë aktive. Ajo që më bren në gjithë këtë proces është fakti që janë marrë vendime për Planin franko-gjerman nga qeveria Kurti pa një ekip uniteti kombëtar. Kam një vit që them e bërtas në të gjitha mediat e Shqipërisë që nuk mund të nënshkruhet plan, as marrëveshje afatgjate nëse nuk ulet i gjithë faktori politikë njëzëri që ta pranojë një marrëveshje të tillë”, tha tutje ajo.
Politikania shqiptare Harxhi potencon se nuk do të ketë marrëveshje dhe kjo jo për faj të Kosovës, por të Serbisë.
“Nuk e besoj që do të ketë marrëveshje. Kjo jo për faj të Kosovës. Kosova, madje dhe Kurti që ka bërë të gjithë ato premtime në fund fare i ktheu të gjitha, pranoi krejt, madje tha atë fjalinë ‘ndërkombëtarët më thanë take it or leave it – merre ose leje’, që për mua nuk është normale për një kryeministër që ka ardhur me tezën e sovranizmit në pushtet, e të flas e të pranojë në fund fare që e ka kthy të gjithën. Pavarësisht kësaj, nuk mendoj që Vuçiq është i gatshëm që të nënshkruaj një marrëveshje të tillë pavarësisht presionit ndërkombëtarë”, theksoi ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë.
Sipas saj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po bën disa manovra këto ditë në shtetin e tij.
“Ai po bën disa manovra në Serbi këto ditë, madje është duke krijuar një parti të re. Mendoj që ai po rikonfiguron të djathtën në Serbi. Rikonfigurimi i të djathtës në Serbi do të thotë që ai nuk dëshiron që të jetë ai nënshkruesi i drejtpërdrejtë. Ndoshta ai do ta jap miratimin por që do ta nënshkruaj një dorë tjetër…”.
“Edhe Brnabiq vjen si kryeministre e partisë së Vuçiqit, dhe mendoj që ai nuk është i interesuar që të involvoj SNS në këtë proces. Prandaj, ai për këtë arsye po bën një rikonfigurim të partisë politike në Serbi, të të djathtës me krijimin e një partie të re. Dëgjova që do të filloj nga Vranja… Ai jo kot i fillon takimet me elektorat të tij nga Vranja. E shoh që ai do ta zvarrisë procesin, edhe për një arsye tjetër”, tha ajo, duke shtuar se “personalisht mendoj që nuk do të ketë një zgjidhje apo të një përfundimi ashtu siç duam ne për sa kohë lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar”.
Ajo tha se Vuçiq dëshiron zvarritjen e procesit.
Gjatë intervistës ajo vazhdoi duke thënë se “mendoj që Rusia nuk është e fokusuar plotësisht në Ukrainë, ajo është e fokusuar në Ballkan dhe në rajonet e tjera. Sidomos në rajonet e Kaukazit, aktualisht dhe mundohet që të krijojë disa vatra të reja, në mënyrë që të heqë vëmendjen nga Ukraina. Bashkësia ndërkombëtare perëndimore, SHBA dhe BE-ja janë të interesuar që të mbyllin këtë me një marrëveshje. Por mbyllja me një marrëveshje dosido thjesht për të hedh hi mbi atë zjarrin e ndezur nuk është zgjidhje për shqiptarët, nuk është zgjidhje për finale”, tha tutje Harxhi për Telegrafin.
Harxhi theksoi se ajo që meriton Kosova pas 23 vitesh të përfundimit të luftës është zgjidhja finale që palët të njohin njëra-tjetrën.
“Ajo zgjidhje vjen vetëm kur në fjalinë e parë të një marrëveshje kushdo që të jetë ajo marrëveshje me Serbinë, do të shkruhet që palët bien dakord të njohin në mënyrë të drejtpërdrejt njohjen reciproke dhe të menjëhershme të sovranitetit të njëri-tjetrit”.
Ajo në këtë intervistë ka folur edhe për pritjet e takimit të radhës që do të mbahet më 18 mars në Ohër, ndërmjet Kosovës e Serbisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje