Mbrëmja e së martës në Big Brother VIP Albania solli emocione të forta dhe një tjetër eliminim surprizë vetëm pak ditë para finales së madhe. Pas një televotimi të dytë gjatë spektaklit, banorja Edisa u eliminua nga gara, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në këtë edicion.

Në televotimin vendimtar, përballë Edisës ishin edhe Brikena, Miri dhe Shëndrriti. Pas numërimit të votave të publikut, Edisa rezultoi më pak e votuara, duke u larguar nga shtëpia vetëm 10 ditë para finales së madhe.


Kjo nuk ishte surpriza e vetme e mbrëmjes, pasi më herët gjatë spektaklit ishte eliminuar edhe Juela, duke e bërë natën një nga më të ngarkuarat për banorët dhe publikun.

Pas këtij eliminimi, gara bëhet edhe më e fortë, teksa në shtëpi mbeten gjashtë banorë që synojnë finalen: Selin, Miri, Rogert, Brikena, Mateo dhe Shëndrriti.

Me finalen që po afron, çdo televotim pritet të jetë vendimtar për fatin e banorëve dhe përzgjedhjen e finalistëve të këtij edicioni. /Telegrafi/