Edicioni i shumëpritur i Big Brother VIP Kosova, ka tashmë zyrtarisht një datë nisjeje.

Ka qenë prezantuesi i programit, Alaudin Hamiti, ai i cili në një intervistë për Prive ka bërë të ditur saktë datën e fillimit të BBVK 2.


Ai tha se është vendosur që zyrtarisht Big Brother VIP Kosova, të nisë të premten e 20 tetorit.

image 6702486

Ndërsa kureshtja sa shkon e rritet, në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë emrat që do të bëhen pjesë e tij.

Deri më tani, transjginorja Edona James, këngëtarja Linda Halimi e humorist Gani Gërmia - janë ndër emrat më të përfolur që flitet se do të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

image 8629164

Fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova u zgjodh reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj - Stresi. /Telegrafi/