Edicioni 2 i Kursit të I-rë të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për Edukimin e Specializantëve: “Shkathtësitë themelore në Kirurgji”
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetit për Edukim Specialistik, Komitetin për Edukimin e Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetin e Specializantëve, ka filluar Kursin për Edukimin e Specializantëve të Kirurgjisë: “Shkathtësitë themelore në Kirurgji”
Ky është Edicioni i dytë i kursit, i dizajnuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, duke u bazuar në atë të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve.
Kursi përmban 17 module dhe do të realizohet në dhjetë sesione, përderisa filloi me Modulin 1 : “Asepsa dhe Identifikimi i Instrumenteve Kirurgjike”, me ligjërues: Prof. Ass. Dr. Astrit Hamza.
Me këtë rast, Prof. Dr. Sadik Llullaku, Drejtor Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, prezantoi punën e këtij institucioni, dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë dhe po vazhdon të japë kryetari i KKK-së, Prof. Dr. Rifat Latifi. Sipas tij, Kolegji i Kirurgëve të Kosovës është themeluar si organizatë shkencore dhe avokuese për të udhëhequr avancimin në disiplinat kirurgjike dhe shoqëruese në Kosovës dhe ngritur standardet e kujdesit për të sëmurët.
Ai theksoi se misioni i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, është që të bashkojë të gjithë kirurgët, në të gjithë vendin, specializantët e çdo lëmie kirurgjike dhe studentët e mjekësisë, që do të ndjekin kirurgjinë në të ardhmen.
“Kolegji ka për qëllim të rris qasjen kirurgjike për të gjithë pacientët, duke reduktuar komplikimet, si dhe duke përmirësuar rezultatet dhe ulur koston e kujdesit për të gjithë. Prandaj ju them të gjithë juve të pranishëm se përveç pjesëmarrjes në kurs, ju duhet të punoni dhe të kontribuoni edhe në realizimin e testeve, në mënyrë që të jeni më të mirë gjatë kohës së specializimit”, tha Prof. Dr. Sadik Llullaku.
Fjalë rasti pati edhe Prof. Dr. Sabri Bajraktari, i cili shprehu mirënjohje për Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës për gjithë angazhimin që po bënë. Ai porositi specializantët se nuk bënë të mbështetën vetëm në shabllone- teori, por më shumë të mbështeten dhe të angazhohen në praktikë.
“Ju jeni shumë me fat që specializimin po e zhvilloni në shtëpinë e juaj, me profesionistët e juaj vendor, e jo sikurse ne nëpër vende të ndryshme të rajonit dhe botës. Prandaj është koha që këtë mundësi ta shfrytëzoni në mënyrën më të mirë të mundshme”, ju drejtua Prof. Dr. Bajraktari specializantëve që ishin të pranishëm në këtë kurs.
Ndërkaq, si çdoherë për Dr. Rinë Limani, kryetare e Komisionit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën e Mjekësve të Kosovës, theksoi se është kënaqësi dhe privilegj të jetë e pranishme, siç e quajti ajo “në këtë ngjarje shumë të rëndësishme dhe madhore, e që është frymëzim për specializantët që po e ndjekin këtë kurs”.
“Kolegji Kirurgëve të Kosovës, po vazhdon edhe këtë vit me shumë vullnet, punë, angazhim të madh për vendin, në mënyrë që gjeneratat e reja të specializantëve të bëhen pjesë e organizimeve të tilla, e që kanë të bëjnë me trajnime të ndryshme vetëm për të edukuar specializantët e kirurgjisë dhe jo vetëm. Uroj që të jeni sa më të suksesshëm në këtë kurs, dhe njëherit ky kurs të jetë motiv dhe shtytje që të gjithë ju, të bëni më të mirën për vendin”, tha mes tjerash Dr. Rinë Limani.
Ajo tha se e gëzon fakti se nuk ka takim në Komisionin që ajo është kryetare, e që Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, nuk vjen me ndonjë aktivitet për akreditim, prandaj sipas saj, “kjo është punë e individëve të vullnetit të mirë dhe kënaqemi kur shohim aktivitete të tilla nga KKK, dhe ju inkurajoj të vazhdoni edhe më tutje”.
Moduli i parë iu kushtua temës: “Asepsa dhe Identifikimi i Instrumenteve Kirurgjike”, me ligjërues: Prof. Ass. Dr. Astrit Hamza, i cili përgëzoi Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës për punën e palodhur që po e bën në edukimin e brezave të rinj të specializantëve dhe të studentëve të mjekësisë.
Duke folur për historinë e kirurgjisë, ai theksoi se historia e kirurgjisë është e vjetër sa vet historia e njeriut.
“Kirurgjia përfshinë, mjekimin e traumave, infeksioneve, tumoreve, ndalimin e gjakderdhjeve, përderisa bandazhet ishin elementet e para të mjekësisë primitive. Është mirë që shumë shpejtë, kirurgjia ka avancuar, dhe tashmë kemi metoda të avancuara të punës”, u shpreh Prof. Ass. Dr. Astrit Hamza.
Në ndërkohë, specializantët ishin të kënaqur me prezantimin e këtij moduli, dhe shkëmbyen shumë pyetje meqë interesimi për temën në fjalë ishte i madh.
Ky kurs i edukimit bazik është krijuar për t’u mësuar specializantëve shkathtësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre. Kjo kurrikulë është ridizajnuar kohët e fundit për specializantët, studentët, në mënyrë që të jetë më ndërvepruese, e përshtatshme, si dhe më gjithëpërfshirëse duke realizuar edhe simulime përkatës sipas moduleve.
Ky kurs, në të cilin morën pjesë 20 specializantë, është mbajtur në Amfiteatrin e Telemjekësisë, dhe i njëjti do të vazhdojë të mbahet çdo muaj deri në fund të muajit dhjetor të 2024. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit