LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama shkarkon të gjithë sekretarët e Partisë Socialiste

Edi Rama shkarkon të gjithë sekretarët e Partisë Socialiste

Ka zgjatur rreth 1 orë mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Shqipëri, e cila solli ndryshime të rëndësishme në strukturën e drejtuese të partisë, pasi është shkarkuar sekretariati ekzekutiv.

Asambleja Kombëtare e PS-së ka zgjedhur si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosin, i cili më parë ka mbajtur pozicionin Sekretari Organizativ në parti. Vendin e tij më parë e ka mbajtur që nga shtatori 2021 Damian Gjiknuri. Ky i fundit nuk pranoi që të komentojë vendimin e Asamblesë, por shtoi se “më mirë do të bëhet”, raporton ReportTv.

Rokadë duket se ka ndodhur mes Blendi Çuçit dhe Taulant Ballës. Ish-ministri i Brendshëm do të jetë kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, post të cilin e ka mbajtur më parë Taulant Balla.


Ndërkohë është konfirmuar se nuk ka pasur ndryshime në kabinetin qeveritar, por gjithsesi mund të ketë, pasi kreu i qeverisë ka paralajmëruar se me këtë do të merret nesër ose pasnesër.

Asambleja, e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve, do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas.

Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse.

Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë. Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh SPAK ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori