"Për Gigin nuk është diçka e huaj të pozojë për “biblën” e modës, revistën Vogue, por në setin më të fundit ajo ishte me vëllanë 17 vjeçar Anwar – dhe motër e vëlla, duken të mahnitshëm!"

Një familje e bekuar gjenetikisht! Gigi Hadid, 21 vjeç do të jetë në "coverin" e Vogue për muajin mars, i cili është i dyti pas atij të janarit, 2016 dhe s’ka fjalë për ta përshkruar si duket me fustanin e kaltër, teksa pozon në një sfond plazhi.


Në fotot e brendshme të revistës, asaj i bashkohet edhe i vëllai duke vendosur krahun në mënyrë protektive ndaj motrës së madhe.

Duken vërtet magjepsës, apo jo? /Telegrafi/

gigi