Punonjësit e KEK-ut në Kosovë do të organizojnë një protestë më 7 tetor për të shprehur mos-pajtimin e tyre me mungesën e rritjes së pagave dhe mosrespektimin e vendimeve të gjykatave nga ana e menaxhmentit të korporatës.
Kryesindikalisti i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, ka deklaruar se do të organizojnë një protestë masive më 7 tetor për të shprehur mospajtimin për mungesën e përgjigjeve të zyrtarëve të KEK-ut për kërkesat e tyre.
Llumnica për Debat Plus ka treguar disa prej kërkesave kryesore të punonjësve të KEK-ut.
Sipas tij, ata kërkojnë ngritjen e pagave, pasi sipas tij, që nga viti 2018 nuk ka ndodhur asnjë rritje në pagat e tyre.
Ai ka theksuar se inflacioni në Kosovë dhe në eurozonë ka shkuar rreth 30%, ndaj pagat duhet të rriten për të përmbushur nevojat aktuale të punonjësve.
Llumnica gjithashtu ka përmendur një nga sukseset e KEK-ut, duke theksuar një fitim prej 107 milionë eurosh gjatë vitit 2022. Megjithatë, sipas tij, ky sukses nuk është ndarë me punonjësit e KEK-ut.
“Kërkesat tona konkrete janë ngritja e pagave se që nga viti 2018 nuk kemi pasur ngritje të pagave për punëtorët e KEK-ut. Kur dihet se inflacionet në Kosovës, por jo vetëm, në eurozonë është diku rreth 30 përqind dhe realisht ata të cilët kanë pasur pagë duke u bazuar tek inxhinierët e KEK-ut që është 745 euro ajo tani duhet të mbulohet me 1 mijë e 100 euro në rast se ka një vlerë të barabartë me pagën e vit 2018. Ne e kemi arsyetuar në bazë të inflacionit, por edhe në bazë, mirëpo edhe te sukseset që kemi pasur vetë gjatë vitit 2022, 107 milionë euro profit dhe ky sukses nuk është ndarë me punëtorët e KEK-ut”, ka deklaruar ai.
Punonjësit e KEK-ut, siç ka treguar Llumnica, thonë se tregu i punës ka ndryshuar dhe ata mund të marrin paga më të larta në sektorin privat për të njëjtën punë.
“Tregu i punës në Kosovë ka ndryshuar, punëtorët e KEK-ut për punë të njëjtë mund të marrin shumë më shumë pagë në sektorin privat. Paga mesatare në KEK, paga bazë po flas jo kjo që duhet t’i bëjë 400 orë në muaj si rezultat i mungesës së punëtorëve, mirëpo paga bazë mesatare është 627 euro e që në sektorin privat mund të jetë 1 mijë e më shumë euro”, u shpreh ai.
Llumnica ka shtuar se ata kanë zhvilluar biseda me menaxhmentin e KEK-ut, por ato nuk kanë sjellë rezultate konkrete.
“Arsyetimi i tyre është se nuk guxojnë t’i japin këto pagesa për arsye se nuk i jep askush në Kosovë, por ne i kemi fituar me gjykatë themelore me Gjykatën Supreme, me Gjykatën e Apelit, që besa zyrtarët e zyrës ligjore të KEK-ut e kanë çuar edhe Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Llumnica.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump ‘bëhet pishman’: Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë – kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Ministri amerikan fton në takim zyrtarët kanadezë - kryeministri i Ontarios pezullon përkohësisht tarifën shtesë

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët