Pas zbatimit ''Cambridge'' në shkollat fillore në të gjithë vendin, edhe në shkollat e mesme do të fillojë zbatimi i këtij programi që mësuesit e shkollave fillore e quajtën si të dëmshëm për sistemin arsimor dhe të dëmshëm për nxënësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe përkundër ankesave, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski së bashku me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski njoftuan se programa ''Cambridge'' do të futet edhe në programën e mësimit në shkolla të mesme.


''Tani jemi në fazën përgaditore për të bërë konkursin për 113 libra të specializuara për programin ''Cambridge''. E kemi idenë që të marrim libra të specializuara, t'i përkthejmë, t'i përshtatim dhe të j'ua ofrojmë nxënësve të shkollave të mesme.'' tha zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski.

Sipas Ristovskit, ky program duhet të zbatohet që nga viti i ardhshëm shkollor./Telegrafi/