LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse është një trafikant droge, shqiptari vrau vajzën e tij për përdorim të substancave narkotike

Edhe pse është një trafikant droge, shqiptari vrau vajzën e tij për përdorim të substancave narkotike

Verën që lamë pas, një ngjarje e rëndë i tronditi të gjithë. Petrit Lekaj me origjinë nga Shkodra vrau me thikë vajzën e tij, Sabrinën 20-vjeçare, në Adelaide të Australisë.

Ai është paraqitur në gjykatë dhe ka dhënë detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen. Fillimisht Lekaj u shpall fajtor nga Gjykata Supreme e Australisë së Jugut, gushtin e shkuar, ndërsa dënimi përfundimtar për të do të jepet javën e ardhshme.


Në gjykatë mësohet se Lekaj ka thënë se i kërkoi vajzës për të darkuar së bashku, por me vete mori dhe një thikë. Gjatë rrugës, në një moment, burri ndaloi makinën dhe filloi që t’i kërkonte llogari vajzës për jetën e shthurur të natës dhe për përdorimin e drogave reaktive. Lekaj është shprehur se e mori thikën për të trembur dhe kërcënuar vajzën e tij Sabrina. Në debat e sipër ai e tërhoqi atë me forcë nga pantallonat dhe e goditi me një thikë në stomak, ndërsa vajza e shihte e tmerruar nga dritarja e pasagjerit.

Ndërkohë që vajza bërtiste dhe thërriste për ndihmë, në atë moment ai u fut në ulësen e pasme, i mbuloi gojën me duar që të mos dëgjoheshin të bërtiturat dhe e goditi me thikë shtatë herë të tjera. Pas vrasjes, shqiptari u gjet pranë vajzë së tij të ndjerë me plagë të rënda në zonën e barkut, dhe u dërgua menjëherë për t’u trajtuar në Royal Adelaide Hospital, shkruan Daily Mail.

Australi, shqiptari vret vajzën e tij pasi doli natën me shoqet
Lexo po ashtu Australi, shqiptari vret vajzën e tij pasi doli natën me shoqet

Ndërkaq Lekaj nuk ishte një emër i panjohur për policinë australiane. Në gusht të vitit 1996 ai është burgosur si pjesëtar i një rrjeti që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. 49-vjeçari për këtë ngjarje është dënuar dy vite burg, pasi periudha e tij minimale për të mos fituar lirinë ishte një periudhë prej dy vitesh e gjysmë. Megjithatë gjykata vendosi që dënimi të konvertohej vetëm në gjashtë muaj. Në vitin 2007, Lekaj është dënuar dhe është gjobitur me një gjobë prej 200 dollarësh për posedim të lëndëve narkotike të llojit “Kanabis”.

Ai gjithashtu mori dhe një gjobë tjetër prej 100 dollarësh për ruajtje dhe fshehje të municioneve luftarake. Dy vite më vonë, babai i së ndjerës u gjobit me 900 dollarë pasi u zbulua se kishte kultivuar një sasi të caktuar kanabis, si dhe posedim të pajisjeve të drogës. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori